LAJMI I FUNDIT:

Me anë të identitetit të rrejshëm, vodhi Maseratin që kushton mbi 80 mijë dollarë (Foto)

Me anë të identitetit të rrejshëm, vodhi Maseratin që kushton mbi 80 mijë dollarë (Foto)

Një mashtrues i paidentifikuar, ka përdorur identitet të rrejshëm dhe ka treguar xhirollogari të falsifikuar, për të “blerë” veturën Maserati nga një dyqan në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Pasi e ka treguar lejen e vozitjes, ka pranuar ta blejë modelin GranTurismo për 81 mijë dollarë, si dhe të paguajë 550 dollarë për transport, transmeton Telegrafi.


Por, ka kërkuar që mos t’ia dërgojnë në shtëpi, sepse rruga e tij gjoja është shumë e ngushtë dhe aty nuk hyn kamioni. Për ta pasur më të lehtë transportuesit, ka kërkuar që automobilin t’ia lënë në parkingun e një qendre tregtare në Ilinois.

Megjithëse gjithçka dukej në rregull, dikush nga punonjësit nisi të ketë dyshime, ndaj e ka telefonuar bankën që do kryente transaksionin.

Pasi Maserati 4.7-litra V8 me 454 kuajfuqi është dërguar në vendin e kërkuar, është mësuar se gjithçka ka qenë mashtrim.

Policia është vënë në kërkim të mashtruesit, por ai është larguar së bashku me veturën dhe nuk po dihet ku ndodhet. /Telegrafi/

me-ane-te-identitetit-te-rrejshem-vodhi-maseratin-qe-kushton-mbi-80-mije-dollare-foto-2

me-ane-te-identitetit-te-rrejshem-vodhi-maseratin-qe-kushton-mbi-80-mije-dollare-foto-3

me-ane-te-identitetit-te-rrejshem-vodhi-maseratin-qe-kushton-mbi-80-mije-dollare-foto-4