Google me Androidin 16 implementon funksione të reja sigurie dhe i vendos të vjetrit nën Programin e Mbrojtjes Avancuara, me qëllim që të përmirësohet siguria e pajisjeve, si dhe të mbrohen përdoruesit nga mashtruesit, veçanërisht grupet me rrezik të lartë si gazetarët dhe funksionarët e lartë.
Gjërat pozitive janë se të gjitha funksionet e sigurisë aktivizohen pasi të aktivizohet Mbrojtja e Avancuar, dhe për këtë mjafton vetëm një prekje në “butonin” e aktivizimit.
Nuk kërkohet njohuri ekspertizë në këtë fushë, dhe duhet theksuar se funksionet e sigurisë të mundësuara nuk mund të çaktivizohen lehtësisht, sepse për këtë kërkohen të dhënat e përdoruesit.
Funksionet e sigurisë që përfshijnë aplikacionet do të jenë të disponueshme vetëm për aplikacionet e Google përpara se të shpërndahen dhe për softuerin e palëve të treta.
Përdoruesit e Androidit 16 do të kenë qasje në regjistrat e sigurisë të pajisjes, të cilët nuk mund të modifikohen dhe të cilët mund të aksesohen vetëm nga përdoruesi.
Gjatë thirrjeve, sistemi bllokon aktivitetet me rrezik që mashtruesit mund t’i shfrytëzojnë lehtësisht. Për shembull, nuk do të mund të çaktivizohet Google Play Protect, as të instalohen aplikacione të pabesueshme përmes shfletuesit apo aplikacioneve për mesazhe, as të jepen leje aplikacioneve për të marrë kontrollin mbi funksionet bazë të pajisjes.
Android 16 do të përmirësojë gjithashtu sigurinë për aplikacionet bankare. Google bashkëpunon ngushtë me bankat britanike si Monzo, NatWest dhe Revolut. Gjatë një sesioni të ndarjes së ekranit, sistemi do të kërkojë nga përdoruesi të ndërpresë thirrjen kur të përpiqet të hapë një aplikacion bankar, pasi kjo është një nga mënyrat më të shpeshta që mashtruesit i marrin të dhënat e ndjeshme të përdoruesve.
Google përdor gjithashtu inteligjencën artificiale për të filtruar mesazhet e rreme dhe të padëshiruara kur përdoret aplikacioni i parazgjedhur i Google për mesazhe. AI do të zbulojë aktivitetet e dëmshme të aplikacioneve në pajisje, pasi disa prej tyre përpiqen të fshihen ose të ndryshojnë ikonat. Algoritmi i mësimit të makinerisë skanon vazhdimisht tekstet ose modelet binare për të zbuluar mundësinë e softuerëve të dëmshëm.
Funksionet e reja do të bashkëjetojnë me ato më të vjetrat, siç janë Theft Detection Lock dhe Remote Lock. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund, llogaria juaj në Facebook do të bëhet shumë më e vështirë për t'u thyer

16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google të ekspozuara në atë që po vlerësohet si "rrjedhja historike e të dhënave"

Paralajmërim nga Google, dy miliardë përdorues të Gmail duhet të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre

Paralajmëron Meta: Mos i ndani këto informacione me AI-në

Zyrtare, ky është fundi i mbështetjes për këto orë inteligjente Samsung

Mjeti i ri me Al mund të ndihmojë në betejën kundër Alzheimerit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield