LAJMI I FUNDIT:

Andreas Gross: Pajtohem me Zaevin për ndryshimin e kushtetutës

Andreas Gross: Pajtohem me Zaevin për ndryshimin e kushtetutës

Ish deputeti në Këshillin e Evropës Andreas Gross, i cili javën e kaluar së bashku me Zaevin folën para diasporës shqiptare në Zvicër, ka thënë se pajtohet me Zaevin për ndryshimin e kushtetutës, dhe se edhe shqiptarët edhe maqedonasit duhet të flasin të dy gjuhët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pajtohem me idenë e Zaevit se në frymën e Marrëveshjes së Ohrit duhet të ndryshojë edhe kushtetuta, që të arrihet integriteti i vërtetë i shoqërisë së ndarë të Maqedonisë. Të mësohet gjuha e huaj është shenjë e respektimit të bashkësisë tjetër dhe nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ndihmon qytetarët për tu kuptuar në të dy gjuhët”, deklaroi mes tjerash Gross./Telegrafi/