LAJMI I FUNDIT:

Andov: Qëndrimi i Akademisë nuk mund të jetë më i fort se praktika

Andov: Qëndrimi i Akademisë nuk mund të jetë më i fort se praktika

Qëndrimi i Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë vendimtare në bisedimet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në mes të të dyja vendeve, theksoi për “Kanal5” ish-kryetar i Kuvendit, Stojan Andov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëveshje ndërkombëtare, qëndrimi i Akademisë nuk mund të jetë më i fort se praktika. Akademikët nuk i bëjnë marrëveshjet. Ato vetëm ndihmojnë që të arrihet marrëveshja dhe u ndihmojnë komisioneve”, tha Andov.


Në ndërkohë Komiteti i përzier Maqedoni-Bullgari e përbërë nga komisionet kombëtare të historianëve-ekspert nuk do të takohen derisa zgjat periudha parazgjedhore në Maqedoni.

Marrëveshjen duhet ta nxitin kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev të cilët në këtë periudhë paralajmëruan takim në Sofje./Telegrafi/