LAJMI I FUNDIT:

Ander Herrera uron për festat e fundvitit duke thumbuar Gary Nevillen

Ander Herrera uron për festat e fundvitit duke thumbuar Gary Nevillen

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, ka goditur kritikët të cilët kanë tentuar që sipas tij “të shpikin tregime” në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Leicesterit.

Spanjolli është shfaqur në pjesën e dytë si zëvëndësues në sfidën e Ligës Premier.


Goli erdhi pasi mbrojtësi i Unitedit ishte dërguar në zemër të mbrojtjes dhe Neville ka akuzuar Herrerarn që nuk e lajmëroi bashkëlojtarin që të zë vëndin në mbrojtje në mënyrë që të mos lejohet goli.

Lajmetee fundit rreth Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Lajmetee fundit rreth Manchester Unitedit

Herrera është përgjigjur duke thumbuar Nevillen për kritikat e tij.

“Urime Krishtlindjet të gjithë, përfshirë edhe ata që tentuan të shpikin tregime të ndryshme që kurrë nuk ndodhën”, u shpreh Herrera në mesazhin e tij në Tëitter.

Edhe vet menaxheri Jose Mourinho akuzoi lojtarët e tij për qasje “fëmijërore” në duelin ku u dështua që të mbahet epërsia prej 2-1.

United pranoi gol në sekondat e fundit nga Harry Maguire i cili u gjend më së miri në zonë. /Telegrafi/