LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për takimin me Ronaldon: E pash të motivuar, kalimi te Al Nassr i bëri mirë

Ancelotti flet për takimin me Ronaldon: E pash të motivuar, kalimi te Al Nassr i bëri mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar dhe i lumtur pasi u bë zyrtarisht lojtar i ri i Al-Nassr dhe shtoi se portugezi mori vendimin e duhur në këtë drejtim.

Ronaldo e ndërpreu kontratën me Manchester United para Kampionatit Botëror në Katar dhe pas disa javë negociatash, vendosi të largohej nga futbolli evropian dhe të vazhdonte karrierën në Arabinë Saudite, ku nënshkroi kontratë me Al-Nassr.

Portugezi ka vizituar Real Madridit në stërvitje para finales së Superkupës së Spanjës, të cilën do ta luajë kundër Barcelonës dhe ka shfrytëzuar rastin të flasë me trajnerin Ancelotti.


Ky i fundit ka thënë se Ronaldo është dukshëm i motivuar dhe i lumtur.

“E pashë Cristianon shumë të motivuar dhe të lumtur. Mendoj se ai mori vendimin e duhur duke u transferuar te Al-Nassr”, deklaroi shkurt Ancelotti.

Në fanellën e Real Madridit, Ronaldo ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe me meritë konsiderohet si legjendë e klubit, pasi ai është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori