LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti e di ku është problemi te Reali, tregon se si do të dalë nga kjo krizë

Ancelotti e di ku është problemi te Reali, tregon se si do të dalë nga kjo krizë

Real Madridi ka pësuar dy humbje radhazi dhe ka kohë që një gjë të tillë nuk i ka ndodhur klubit madrilen.

Los Blancos humbën ndaj rivalit të urryer Barcelonës në kampionat dhe pësuan humbje edhe në Ligën e Kampionëve nga Milan.

Carlo Ancelotti rrezikon ta humbas punën e tij në Santiago Bernabeu, por trajneri italian po shikon para dhe synon që të fitojë gjithë trofetë me Realin këtë edicion.


“Ne duhet t’i rregullojmë gjërat dhe të përmirësohemi në mbrojtje, sepse këtu qëndron çelësi”, tha Ancelotti.

“Më duhet të përpiqem të gjej zgjidhje për të vendosur një skuadër më të ekuilibruar dhe më të fortë, por pa u çmendur shumë me shumë ndryshime”.

“Disa detaje të vogla taktike mund të ndryshojnë gjërat. Ne kemi besim se ky ekip do të përmirësohet dhe do të konkurrojë në çdo garë, ashtu siç ka bërë gjithmonë”, u shpreh tekniku italian.

Los Blancos ndeshjen e radhës e zhvillojnë sërish në shtëpi ku presin Osasunën të shtunën me fillim nga ora 14:00, teksa synojnë të rikthehen te fitoret. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori