LAJMI I FUNDIT:

Analizë: GrazieGigi – Faji është i Venturas dhe pikë!

Analizë: GrazieGigi – Faji është i Venturas dhe pikë!
during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, .

Italia është për herë të parë jashtë Botërorit pas 60 vitesh dhe Telegrafi sjellë analizën e radhës që hedhë dritë mbi dështimin e Italisë, e që e bën përgjegjës askënd tjetër pos trajnerit Giampiero Ventura.

Për herë të parë që nga viti 1958, Italia nuk do të jetë në Kampionatni Botëror. Pas një kampanje kualifikuese që në asnjë moment nuk i shfaqi bindës dhe koheziv, Azzurët do të kalojnë verën e ardhshme duke shikuar Botërorin në televizor. Dhe teksa do ta bëjnë ktë, lojtarët e kombëtaers do të reflektojnë për fajin e tyre në atë që ka qenë një prej periudhave më të këqija në historinë e një kombëtareje plot krenari të një prej vendeve që e ka në gjak futbollin dhe është identitet i tij.

De Rossi u tregua i madh – refuzoi të zëvëndëasohej duke kërkuar inkuadrimin e Insignes. Foto: Getty Images

Para se të analizohet niveli për keqardhje i futbollit italian, duhet të lëvdohet për një moment skuadra e cila eliminoi Italinë. Pa Zlatan Ibrahimovicin, Suedia e ri-gjeti vetën dhe si një skuadër mirë e organizuar, punëtore dhe ekip energjik që vrapon pa u ndalur implementoi planin taktik të Janne Anderssonit.

Si një skuadër ata ndalën Azzurët për 180 minuta, me qetësi dhe pa lejuar që një San Siro i zjarrtë të ndikojë te ta. Vizitorët u shfaqën në kontroll të sfidës edhe atëherë kur ekipi vendas marshonte drejt sulmit me motivim nga shkallët e stadiumit.

Pse..? Foto: Getty Images

Por, kur krejt është kryer, fakti se një ecuri prej 14 pjesëmarrjeve rresht në kampionate Botërore ka marrë fund ka pak të bëjë me impenjimin e suedezëve krenarë. Në vend të kësaj, faji duhet t’i faturohet vetëm një njeri – trajnerit të italisë, Giampiero Ventura.

Harroni ankesat qesharake se lojtarët e huaj po dëmtojnë zhvillimin e talenteve vendas. Harroni kërkesat për penalti për ndërhyrje ndaj Darmianit ose heroizmat e portierit suedez, Robin Olsen sepse në të vërtetë, puna e një njeriu në stol pengoi ekipin e tij në secilën ndeshje të periudhës së tij si trajner.

Ai nënshkroi me premtimin se do të sjellë një mentalitetin ofensiv me lojtarë të rinj që u injorua nga Antonio Conte dhe se pa aftësia e tij për sukses në nivel të klubeve nuk do të ndikonte në aftësinë e udhëheqjes së Azzurëve. Ventura dështoi të bënte edhe këtë të fundit dhe teksa koha po kalonte, ai dëshmoi se mos suksesi i tij është ndikuar nga zgjedhjet e tij.

Ventura vuajti vendimet e tij. Foto: Getty Images

Me kohën që po kalonte në shpresat kualifikuese të Italisë, 69 vjeçari mbeti duke u frikësaur ashtu siç pritej nga një njeri që drejtoi Messinan, Hellas Veronan, Pisan, Barin e torinon. Ekipi përfundoi ndeshjen me tri mbrojtës qëndrorë në fushë dhe me Lorenzo Insignen – pa dyshim lojtarin më të mirë në Serie A – si zëvëndësues të pa shfrytëzuar.

Jorginho i Napolit më në fund bëri debutimin e tij dhe shkëlqeu në pjesën e parë, teksa pasimet e tij ishin prapa rasteve më të mira të Italisë, teksa ai tregoi se ka mundur të jetë kontribuues i skuadrës shumë kohë më parë. Mos ftesa ndaj tij ishte irrituese, por duke parë se Ventura luajti me dy mesfushorë qëndrorë në Madrid të Spanjës, nuk do koment shtesë se ishte kjo zgjedhja e tij më e keqe ndonjëherë.

E pafalshme dhe e pa pranueshme. Foto: Getty Images

Formacioni vetëvrasës 4-2-4 u demolua nga Stuhia e Kuqe dhe e la Italinë në playoff, ku trajneri vazhdoi me vendimet dhe komentet e tij qesharake. Në ndeshjen e parë ai vendosi të luante me një Insigne të demotivuar në qendër të mesfushës. Ventura u shpreh i befasuar për qasjen fizike të Suedisë, një gjë që një shikues i rëndomtë i futbollit dhe i sportit do ta priste – por që Ventuar nuk e priti.

Shpresa e vetme isht që lojtarët do t’ia dilnin të rikuperonin rezultatin përkundër gabimeve të tij, por u duk e pamundur dhe tash Italia duhet të përballet me realitetin se sa poshtë ka rënë kjo kombëtare. Nëse jo ndonjë gjë tjetër, koha e Venturas në krye të Italisë duhet që të shërbejë për Italinë si vërejtje për atë që mund të ndodhë nëse emërohen njerëz të gabuar në krye të kombëtares.

Ata që do të udhëheqin rindërtimin e kombëtares duhet që të kuptojnë dështimin që i dha fund të papranueshëm dhe të pafalshëm të karrierës së shkëlqyer të Gigi Buffonit. Duhet të gjenden lojtarët e gjeneratës së re të cilët do ta bëjën Italinë skuadër të frikshme. Rruga është e gjatë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori