LAJMI I FUNDIT:

Analiza e përbërjes së trupit

Analiza e përbërjes së trupit

Analiza e përbërjes së trupit bën llogaritjen e përpiktë të masës dhjamore, masën pa dhjam, masën muskulore në të gjitha pjesët e trupit.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407

Në faza të ndryshme të jetës papritmas fillojmë të shohim akumulime të masës dhjamore në të gjitha pjesët e trupit. Ato dalëngadalë shtresohen dhe papritmas jemi nën euforinë e dietës dhe të sportit të menjëhershëm. Shumica prej nesh, bëjmë gabime radikale duke e sforcuar trupin tonë të mbijetojë nën uri, si dhe mbingarkohemi me ushtrime të tepërta fizike.

Analiza e përbërjes së trupit është një pikënisje ideale për të gjithë neve që dëshirojmë ta ristrukturojmë trupin tonë në ushqim dhe ushtrime fizike, dhe për të gjithë që dëshirojnë të dinë gjendjen e trupit të tyre. Preferohet të bëhet rregullisht që të përcillen ndryshimet e trupit sipas programeve të ushqimit dhe të sportit.

Aparatura është shumë e njohur dhe emri më i besuar që nga viti 1992 në sektorin e shëndetësisë në mbarë botën. Përmes tetë elektrodave aparatura bën të mundshme llogaritjen të saktë të secilës pjesë të trupit. Është profesionalisht tejet e besueshme. Jep rezultatet e muskujve dhe të masës dhjamore për 5 pjesët e trupit: abdominal (barku), krahu i djathë, krahu i majtë, këmba e djathë, këmba e majtë.

Raporti jepet i detajuar dhe përfshinë edhe këto matje:

Muskujt: Në anën e djathtë të raportit është shpërndarja segmentale e muskujve për secilën pjesë të trupit. Këtu zakonisht hasen ndryshime për shkak se zakonisht pjesa e djathtë e trupit angazhohet më shumë dhe ka masë muskulore më tepër. Ose në raste të lëndimeve shihet qartë që masa muskulore është më e paktë.

Dhjami: Nën muskuj është shpërndarja e masës dhjamore. Nënkuptohet që pjesët më pasive të trupit akumulojnë masë dhjamore më tepër si dhe ato pjesë të lënduara.

Mosha metabolike: Përcakton moshën e metabolizmit të personit. Tek personat që janë aktiv në sport si dhe të kujdesshëm në mënyrën e jetesës së tyre, mosha metabolike është më e ulët se mosha reale e personit. Tek personat pasiv mosha metabolike është më e rritur se mosha reale. Shembull: personi është 30 vjeç ndërsa mosha metabolike funksionon sikur të ishte 38 vjeç.

BMI: “Body Mass Index”, raporti i gjatësisë dhe peshës së personit. Për persona jo shumë aktiv ideale është 20-25.

TBW: Totali i ujit në trup. Këtu shihen trupat e dehidruar dhe këshillohen që trupi i tyre të përmbajë ujë afërsisht 55% – 66%.

Ideal weight: Pesha ideale llogaritet sipas gjatësisë dhe moshës së personit. Po ashtu llogaritet edhe përqindja e obezitetit.

Fat mass: Masa dhjamore jepet në përqindje si dhe në peshë kg. Për njerëz të shëndetshëm duhet të jetë prej 10-20% afërsisht.

Aparatura bën matjen e mineraleve, proteinave, dhe densitetin e mineraleve në eshtra. Këto matjen llogariten respektivisht në proporcion me moshën dhe gjatësinë e personit, duke i dhënë edhe vlerat referente.

Në fund të raportit jepet grafia dhe vlerat numerike sipas ndryshimeve në trup që janë bërë pas min. 2 matjeve.

Raporti përfshinë të gjitha këto matje:

▪ Masën muskulore & dhjamore: abdomen (barku), krahu i djathë – majtë, këmba e djathë – majtë
▪ FFM – (Fat Free Mass) masën trupore pa dhjam
▪ BMI – (Body Mass Index)
▪ Sasinë totale të ujit
▪ Moshën metabolike
▪ Kcal e përditshme (BMR)
▪ Peshën ideale të trupit
▪ Mineralet
▪ Proteinat, si dhe parametra të tjerë

Si aparaturë ka teknologjinë më të sofistikuar dhe jep informacione shumë të çmueshme për: profesionistë të sportit, nutricionistë, ekspertë mjekësor, fizioterapeutë, trajnerë, maratonistë, boksierë, ushtrues të çfarëdo sporti si dhe për hulumtues.

Përmes raporteve të kësaj aparature, fillimisht kuptohen ndryshimet dhe nevojat në trup të cilat ndihmojnë individët që të planifikojnë më mirë ushtrimet e tyre. Po ashtu, përmes këtyre raporteve, lehtësohet dhe përmirësohen programet e mjekëve apo trajnerëve për pacientët – sportistët e tyre përkatësisht.

Në këtë raport shihen ndryshimet e trupit sipas matjeve të bëra në kohë të ndryshme.

E aprovuar nga Administrata e Barnave dhe Ushqimeve FDA (USA) është lider i saktësisë dhe besueshmërisë për matjet e tilla. /Telegrafi/