Albin Kurti është dekretuar sot zyrtarisht nga presidenti Hashim Thaçi, për kryeministër të Kosovës. Kurti para vetës ka 15 ditë për ta kompletuar kabinetin qeveritar, dhe ta paraqes atë para Kuvendit të Kosovës për miratim.
I pari i LVV-së, Albin Kurti pas nominimit që i është bërë ka thënë se emri i mandatarit është dorëzuar në Presidencë pa u arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, megjithatë ai ka ftuar LDK-në të kthehen në tryezën e bisedimeve për të gjetur alternativa për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në videomesazhin e sotëm, Kurti ka bërë të ditur se mandatin e kanë fituar për të bërë një qeverisje ndryshe, teksa ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të takojë edhe përfaqësuesit e pakicave.
Por, a do të mund të formojë Kurti një Qeveri me pakicat?
Analisti politik, Blerim Vela në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se vendimi i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje vë në lëvizje afatet kushtetuese për tentimin e parë për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt të prezantojë para Kuvendit të Kosovës përbërjen e kabinetit të tij dhe programit qeverisës, apo të abstenoj nga kjo e drejtë. Përderisa nuk ka deklarim nga LVV apo LDK se negociatat për bashkëqeverisje kanë dështuar, ato do të tentojnë që brenda këtij afati kohor të përafrojnë qëndrimet. Duhet theksuar së gjatë kësaj kohe ka pasur përafrim të qëndrimeve mes LVV-së dhe LDK-së, dhe së çështja kyçe e mospajtimit mbetet udhëheqja e Kuvendit”, ka thënë Vela për Telegrafin.
Ai ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së do të siguronte që Qeveria të funksiononte në mënyrë stabile, pasi që do të gëzonte mbështetjen politike të mjaftueshme brenda Kuvendit, për të miratuar reformat kyçe që lidhen me luftë kundër korrupsionit, arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.
“Nëse bisedimet mes LVV-së dhe LDK dështojnë, secili opsion tjetër i krijimit të Qeverisë nga ana e LVV-së do të prodhoj qeveri afatshkurte dhe jo stabile. Është pak e besueshme që LVV të tentoj në këtë fazë të krijojë shumicë qeverisës me ndonjërën apo disa nga partitë e ish-koalicionit PAN. Andaj, në mungesë të marrëveshjes me LDK-në apo partitë tjera dhe pas nominimit të Albin Kurtit si kandidat për kryeministër, LVV-së i mbetet mundësia e krijimit të qeverisë së minorancës me pjesëmarrjen e partive nga komunitetet jo serbe dhe me mbështetje politike nga LDK apo PDK, AAK, Nisma dhe AKR”, ka thënë Vela.
Sipas analistit Vela, formula e formimit të Qeverisë përmes minorancës politike në Kuvend do të pamundësonte realizimin e reformave të premtuara gjatë kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.
Vela mes tjerash tha se LVV do të duhet të negocionte me LDK-në për secilën nismë ligjore.
“Në praktikë, LVV do të duhej për secilën nismë ligjore dhe reformë të negocioj paraprakisht me LDK-në dhe partitë tjera, gjë që do të kufizonte dhe ngadalësonte aftësinë e saj për qeverisje efektive. Po ashtu, LDK dhe partitë tjera nuk duken të interesuara në këtë fazë të mbështesin krijimin e qeverisë së minorancës. Këto sfida e bëjnë pak të besueshme që LVV do të vendos për të krijuar qeveri të minorancës”, theksoi ai
Si përfundim, Vela tha së dështimi i krijimit të Qeverisë LVV-LDK më tepër çon në zgjedhje të parakohshme se sa në krijimin e qeverisë së minorancës apo edhe qeverisë pa pjesëmarrjen e LVV-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit
Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE