LAJMI I FUNDIT:

Analisti ushtarak britanik tregon se si po zhvillohet kundërsulmi i ukrainasve

Analisti ushtarak britanik tregon se si po zhvillohet kundërsulmi i ukrainasve

Që nga fillimi i kundërsulmit të ukrainasve, shumë janë përqendruar në sulmet me dron dhe raketa, por ajo që Ukraina po përpiqet të bëjë në të vërtetë është të thyejë mbrojtjen e vijës së parë të Rusisë.

Analisti ushtarak britanik, Sean Bell thotë se përpjekja kryesore është në lindje të Zaporizhzhias, rreth Robotyne, por mbrojtja ka qenë e vështirë për t’u arritur pavarësisht luftimeve të ashpra dhe viktimave në rritje.

Fakti që nuk kemi asnjë filmim prej zonës dhe se kundërsulmi po lëviz shumë ngadalë, ka shkaktuar akuza se kundërofensiva ka ngecur, por Bell thotë se “asgjë nuk është e vërtetë”.


Ai thotë se kjo është “në fakt pjesë e një strategjie të Ukrainës” dhe se trupat kanë bërë rrugën e tyre përmes tre shtresave të mbrojtjes, raporton skynews.

“Sfida si gjithmonë është koha”, thotë ai dhe shtoi se “në muajin tetor dhe nëntor vijnë shirat dhe që do ta kthejnë gjithë këtë rajon në një baltë”.

Tanket “Abrams” arrijnë në Ukrainë - disa karakteristika të mjetit luftarak amerikan
Lexo po ashtu Tanket “Abrams” arrijnë në Ukrainë - disa karakteristika të mjetit luftarak amerikan

“Dituria konvencionale ushtarake do t’ju sugjeronte të ndaleni dhe të prisni deri në pranverë dhe të filloni përsëri, por problemi është se ukrainasit e kanë marrë mësimin e tyre duke bërë pikërisht atë në Kherson. Ata hoqën këmbën nga fyti i rusëve dhe lejuan që të rikuperohet Rusia, kështu që u ndalua faza e tyre tjetër – ofensiva”, pohoi ai.

Ndryshe, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Kiev, ku ka deklaruar se kundërsulmi ukrainas po shkon sipas planit dhe dëshirës së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori