LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Zgjedhjet, zgjidhje e vetme për daljen nga kriza politike

Analistët: Zgjedhjet, zgjidhje e vetme për daljen nga kriza politike

Pas dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë, por edhe bllokimit tash e sa kohë të punës së Kuvendit të Kosovës, analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se situata aktuale në Kosovë është kaotike, kurse daljen nga kjo situatë e shohin te zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Analisti Ramush Tahiri, ka thëne për Telegrafin se situata në vend është në kaos dhe se zgjidhja për të dalë nga ky kaos janë zgjedhjet ose marrëveshje për bashkëqeverisje.


“Situata në Kosovë është kaotike. Zgjedhjet  janë zgjidhja për të dalë nga kjo situatë, ose marrëveshja për bashkëqeverisje. Një marrëveshje për qeveri teknike ose Kuvendi ta shpërndajë vetveten dhe të nxjerr legjitimitet të ri”, potencoi Tahiri.

Edhe Imer Mushkolaj u shpreh se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bllokuar dhe nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht.

Ai theksoi për Telegrafi, se nëse  nuk gjendet zgjidhje, atëherë Kuvendi duhet  të shpërbëhet.

“Kuvendi është bllokuar dhe nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht. Po qe se nuk gjendet zgjidhje, atëherë duhet të shpërbëhet. Vetëm presioni ndërkombëtar mund të bëjë që Kuvendi të mund të vazhdojë punën, të paktën për kalimin e disa ligjeve të rëndësishme”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Politologu Musa Preteni potencoi se situata politike në Kosovë është e komplikuar.

Siç tha ai është krijuar një paradoks në vend pasi pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra-tjetrën.

“Madje kemi një situatë paradoksale ku mazhoranca nuk mund të kalojë ligjet e saj në Kuvend pa përkrahjen e opozitës, por edhe në anën tjetër opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë. Pra kemi një situatë të rrallë politike ku pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra tjetrën”, tha ai.

Preteni, tha se kjo situatë e mjegullt e ka bërë kuvendin e Kosovës jofunksional, në kohën kur edhe presioni ndërkombëtar po rritet për kalimin e projektligjeve që lidhen direkt me procese të rëndësishme të Kosovës.

“Ky kuvend ose duhet të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose duhet të ketë një marrëveshje mes spektrit politik si fazë tranzicioni deri tek zgjedhjet që do të duhej të mbaheshin shpejt. Siç po shihet nuk ka një disponim nga spektri politik për zgjedhje të shpejta, madje as diplomatët e huaj nuk po interesohen për diçka të tillë për faktin që një qeveri e ardhshme do të mund të ishte sërish e pafuqishme për t’i shtyrë procese të rëndësishme përpara sidomos në momentumin politik që gjendet Kosova në dialog me Serbinë, e ku po shihet qartë presion i madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje”, tha ai për Telegrafin.

E sa i përket rezolutës së LDK-së ai theksoi se skena politike është e ndarë e cila u dëshmua edhe me rrëzimin e kësaj rezolute.

“Por, një gjë është e qartë konsensusi duhet të arrihet qoftë tani qoftë pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Dialogu është rrugë e pashmangshme  e Kosovës”, tha ndër të tjera Preteni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori