LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se partitë politike duhet t’i gjejnë problemet te vetja e jo t’i sulmojnë mediat

Analistët thonë se partitë politike duhet t’i gjejnë problemet te vetja e jo t’i sulmojnë mediat

Analistët kanë komentuar sulmet e fundit nga politika në drejtim të RTV Dukagjinit.

Vehbi Kajtazi thotë se të mbahet një konferencë për media kundër një televizioni është e turpshme.


“Në Kosovë nuk ka oligarkë e oligarki. Po të ishte ndryshe askush nuk do të mund të delte në televizion për t’i kritikuar këta oligarkë…Prandaj këto akuza janë të zakonshme sa herë që partitë politike ndihen në siklet. Askush nuk iu ka faj PDK-së, LDK-së e AAK-së pse LVV po rritet. Ajo po rritet për fajin e tyre jo pse atë [LVV] e duan njerëzit apo i besojnë asaj”, tha Kajtazi në “Debat Plus”.

Imer Mushkolaj thotë se konferenca si ajo e PDK-së apo komunikata e LDK-së krijojnë një klimë të vështirë pune për gazetarët e RTV Dukagjinit.

“Partitë politike duhet të përmbahen nga linçimi i mediave dhe gazetarëve. Nëse kanë probleme me raportimin e gazetarëve, partitë duhet t’iu drejtohen organeve përgjegjëse.  Kur ne i sulmojmë na thonë drejtohuni në gjykata e Prokurori. Pse ato vet tash nuk iu drejtohen atyre institucioneve”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Ilir Mirena thotë se partitë politike problemin duhet ta gjejnë brenda vetes e jo diku tjetër.

“Që nga paslufta ka pasur sulme të tilla ndaj mediave. Nuk janë mediat ato që ua shkaktojnë humbjet ose fitoret gjatë zgjedhjeve partive. Edhe për LDK-në edhe për PDK-në e kam një këshillë. Ato të gjejnë defektet dhe telashet për zgjedhjet e 14 shkurtit. Konflikte të tilla ka pasur me te gjitha partitë politike. Probleme me mediat kemi parë edhe në SHBA”.

Astrit Gashi thotë se mediat e kanë agjendën e tyre por edhe partitë politike kanë agjendën e tyre.

“Agjenda e partive politike duhet të jetë e kapshme për publikun. Askush nuk ju ka faj subjekteve politike nëse agjenda e tyre nuk është e qëlluar”.

Visar Ymeri thotë se partitë politike zakonisht humbjen e tyre në zgjedhje ua adresojnë të tjerëve.

“Partitë politike duhet ta dinë se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet dy javë para zgjedhjeve…Kur partitë politike bëjnë kësi lloj sulmesh e gjejnë shënjestrën më të lehtë”.

Arton Demhasaj thotë se subjektet politike në Kosovë janë subjekte që e quajnë veten demokratike, por sipas tij nuk është e ndershme të sulmohen mediat.

“Nuk janë mediat ato që e kanë sjellë diktaturën në ndonjë vend, por partitë politike janë ato që sjellin diktaturën. Nuk është faji te mediat por te partitë. Të sulmohet me konferencë për media një televizion është sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes që e njohin konventat ndërkombëtare”, tha mes tjerash Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori