LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se Kosova ndodhet në momentin e tretë historik, pas Rambujesë dhe Vjenës

Analistët thonë se Kosova ndodhet në momentin e tretë historik, pas Rambujesë dhe Vjenës

Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.


Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se të dyja palët duhet të jenë të përkushtuara për të arritur marrëveshje dhe këtë marrëveshje t’a kuptojnë si hap drejt paqes së qëndrueshme në rajon.

Ymeri megjithatë thotë se diskutimi për Asociacionin është gjë e mirë, pasi deri më tani sipas tij nuk ka pasur diskutime serioze në këtë aspekt.

“Kjo që e ka bërë sot instituti gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), është diskutim i filluar për së mbari. Besoj nesër një gjë të tillë do ta bëjë edhe ambasada amerikane. Deri më tani ka pasur diskutime të helmuara në raport me Asociacionin. Sot shoqëria e Kosovës është e taborrizuar, nga ata që thonë po apo jo”.

Analisti tjetër Astrit Gashi thotë se Asociacioni është momenti i tretë historik për Kosovën pas diskutmeve të Rambujesë dhe bisedimeve të Vjenës.

Ai ka thënë se nuk e di a është momentum i mirë apo i keq ky.

Kompetencat e Asociacionit sipas draft-statutit të FES-it
Lexo po ashtu Kompetencat e Asociacionit sipas draft-statutit të FES-it

“Ky është një prej momenteve historike. Sfida e madhe e kryeministrit të Kosovës është se çfarë duhet të thotë në këto momente strategjike. Këto nuk janë vetëm momente kur përcakton politikën e brendshme, por edhe momente kur përcakton politikën e jashtë për disa vite. Këto janë sfida të madhe”.

Analisti thotë se drafti i FES-it për Asociacionin tregon se po ndërtohet një Kosovë e re.

“Po krijohet një mekanizëm që për momentin nuk është brenda Kushtetutës”, deklaroi tutje Astrit Gashi.

Analisti, Dibran Hoxha, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe po u themelohet strukturave kriminale.

Sipas Hoxhës, e kemi të dëshmuar që aty nuk kemi të bëjmë me persona të qytetëruar dhe që prodhojnë diversitete, pasi sipas tij ati struktura kriminale kanë qenë shkak i braktisjes më dhunë të veriut të Kosovës.

Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, thuhet se pikë kyçe është marrëveshja e Brukselit e vitit 2013
Lexo po ashtu Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, thuhet se pikë kyçe është marrëveshja e Brukselit e vitit 2013

“Asociacioni po i themelohet strukturave kriminale, pasi nuk kem të bëjmë me persona të qytetëruar që e zbatojnë Asociacionin dhe që prodhojë diversitete, por, është supozuar që t’u shërbejë disa strukturave kriminale. Prandaj, duhet me ditë kujt jemi duke ia themeluar, jemi duke ia themeluar disa strukturave të dëshmuara si kriminale”, ka thënë Hoxha.

Ish-ministri Dardan Gashi ka thënë se Kosova sot ka raporte shumë të acaruara te Amerikën si pasojë e qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë ai ka theksuar se Qeveria as nuk dëshiron ndryshim të kufirit e as asociacion, por as nuk ka fuqi me implementu ligjin në veri të Kosovës.

“Qeveria Kurti duhet të ofrojë diçka sepse nuk mund të jetë vetëm kundër. I ka pasur kohë dy vite në qeverisje dhe shumë vite në opozitë për të ardhur me një propozim për zgjidhjen e problemit ajo ideja që ka pasur Kurti për debat të brendshëm me serbët lokal ka vdekur moti, s’ka gjë aty”, ka shtuar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori