LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se Brukseli e ndihmoi dialogun Kosovë-Serbi vetëm pjesërisht

Analistët thonë se Brukseli e ndihmoi dialogun Kosovë-Serbi vetëm pjesërisht

Hyrja direkte e SHBA-ve në dialogun Kosovë – Serbi, nga njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare po shihet se do t’i jap siguri përfundimit të bisedimeve. Kurse për Brukselin thonë se ndihmoj vetëm pjesërisht në dialog.

Ditëve të fundit Presidenti Hashim Thaci, ka ashpërsuar fjalët në raport me rolin që Bashkimi Evropian ka me Kosovën, sidomos rreth qasjes në dialogun Kosovë – Serbi.  Kështu Presidenti po kërkon që dialogu  të zhvendoset nga Brukseli në Uashington.


Mirëpo për njohësin e çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ndonëse Brukseli nuk i ka arritur synimet e pritura në dialog, nuk duhet të shihet si dështim i plotë në dialog.

“Dialogu i Brukselit duhet të lexohet dhe kuptohet në Kosovë nga i gjithë spektri politikë dhe njohësit e kësaj teme si një sukses i pjesshëm, gjithsesi substancial, por me limite dhe kufizime pasi nuk ka arritur qëllimin final që është normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Ramadani.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashme dhe Diasporë, Time Kadrijaj thotë se BE i kishte degraduar bisedimet, prandaj përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve i jep siguri dialogut, përcjell Telegrafi.

“Dialogu normalisht që është zhvilluar në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por tash kemi parë ka pasur njëfarë degradimi dhe përfshirja e SHBA-së është njëfarë sigurie për Kosovën”, deklaroi Time Kadrijaj.

Gjithashtu mesazhe të qarta ka dhënë Presidenti se së pari BE duhet të liberalizoi vizat për Kosovën e pastaj të kërkoi rol në dialogun Kosovë – Serbi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori