LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Sivjet s’ka liberalizim, Kosova ka hyrë në fazën e kushtëzimeve

Analistët: Sivjet s’ka liberalizim, Kosova ka hyrë në fazën e kushtëzimeve

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ditë më parë ka thënë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të analizojë pjesëmarrjen e tij në dialog me Serbinë, përderisa nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë njohësit e kësaj fushe për Telegrafin kanë thënë se Kosova në dialog ka hyrë në fazë të kushtëzimeve dhe se sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe se presidenti Thaçi shkon në dialog me Vuçiqin pa pa e pyetur askënd, madje edhe pa u konsultuar me asnjë institucion tjetër në Kosovë duke anashkaluar Qeverinë dhe Kuvendin dhe pa ndonjë agjendë të qartë.


Analisti Ramush Tahiri, vlerëson se edhe sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nuk do të ndodh asgjë, dhe nuk duket shumë që të ketë gjasa për liberalizim të vizave”, tha ai.

Tahiri, potencoi se Kosova ka hyrë në fazë të kushtëzimeve e cila sipas tij është politikë e pronësisë dhe jo e alternativave.

“Kemi hyrë  në fazë të kushtëzimeve dhe që mua më duket që është politikë e pronësisë dhe jo e alternativave si dhe mungesë e një strategjie të shtetit të Kosovës të çështjeve madhore, ndërsa edhe e integrimeve euroatlantike”, vlerësoi Tahiri për Telegrafin.

Edhe politologu Musa Preteni, ka thënë se tema e liberalizimit të vizave i ka lodhur qytetarët e vendit tash e disa vite në kuptimin e dhënies së afateve nga klasa politike e Kosovës.

Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk do të ndodh as këtë vit bazuar në deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizëm.

“Liberalizimi i vizave është një temë të cilën qytetarët e Kosovës po e përcjellin më shumë interes, por në të njëjtën kohë i ka lodhur qytetarët tash e disa vite. Por si duket liberalizimi i vizave nuk do të ndodh as këtë vit bazuar në deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e disave vendeve anëtare për miratim në këshillin e ministrave. Ajo që dihet sigurt është së këtë vit qytetarët e Kosovës nuk do të lëvizin lirshëm në Evropë, maksimumi që Kosova mund të nxjerrë këtë vit është miratimi në Këshillin e Ministrave në dhjetor. Por edhe kjo ka filluar të vihet në diskutim pasi që ka gjasa që Këshilli të mos e fus fare në rend dite që do të ishte fatale për qytetarët e Kosovës dhe do të vazhdonte t’i mbante ata të izoluar edhe për një vit tjetër”, ka thënë Preteni, për Telegrafin.

Ai po ashtu u shpreh se Kosova e cila po merr pjesë në dialog duhet të përcaktojë agjendë e jo t’i nënshtrohet agjendës së Serbisë.

“Presidenti Thaçi, po shkon atje pa e pyetur askënd, madje edhe pa u konsultuar me asnjë institucion tjetër në Kosovë duke anashkaluar Qeverinë dhe Kuvendin si dy institucionet më të rëndësishme vendimmarrëse. Unë mendoj që pozicioni i Kosovës edhe në bisedime është shumë i pafavorshëm dhe Kosova duhet të fillojë të përcaktojë agjendë dhe jo në vazhdimësi t’i nënshtrohet agjendës së Serbisë. Kjo deklaratë shpreh qartë pozicionin e Thaçit në përfaqësimin e Kosovës në Bruksel ku ai shkon pa asnjë agjendë por njëkohësisht edhe pa u konsultuar dhe pa e pyetur asnjë institucion në Kosovë”, theksoi Preteni.

Ndryshe, edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz në vizitën e tij që ia bëri Kosovës ka thënë se ka ende shtete të Bashkimit Evropian (BE), të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori