LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Seanca për rastin “Drenica”, spektakël i shëmtuar dhe shitje e patriotizmit

Analistët: Seanca për rastin “Drenica”, spektakël i shëmtuar dhe shitje e patriotizmit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit ku do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar pas dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.

Lidhur me mbajtjen e kësaj seance ka reaguar Organizata Demokraci Plus (D+). Në reagimin e kësaj organizate thuhet se “Ky veprim i Kuvendit cenon rëndë pavarësinë e pushteteve të pavarura të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. Trajtimi dhe debati politik i vendimeve të institucioneve të pushtetit gjyqësor është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin gjyqësor dhe paraqet praktikë të rrezikshme për të ardhmen e vendit”.


Kjo organizate që monitoron punën e Kuvendit rikujton se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm ku Kuvendi i Kosovës hapur dhe drejtpërdrejt i ndërhyn gjyqësorit.

“Praktika të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në raste të ngjashme si debati parlamentar për rastin ‘Kiçina’. Ky debat dhe të tjerët të ngjashëm tregon për shpërfilljen e hapur të partive politike dhe Kuvendit të Kosovës për pushtetin gjyqësor”.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se mbajtja e kësaj seance është vetëm çështje e patriotizmit të deputetëve.

“Duket se deputetët kanë nevojë të shesin pak patriotizëm. Përndryshe, në mesin e atyre që do të debatojnë nesër ka edhe deputetë që kanë abuzuar e përfituar sa kanë mundur me emrin e UÇK-së, deputetë që nuk janë në gjendje të tregojnë përgjegjësi për të çuar përpara procese të rëndësishme, deputetë që kanë votuar Gjykatën Speciale”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se vlerat e UÇK-së nuk mbrohen me fjalë, por duke mos keqpërdorur luftën dhe vlerat e saj për interesa personale.

Edhe analisti tjetër, Arben Ahmeti, vlerëson se mbajtja e kësaj seance është vetëm një spektakël i shëmtuar.

“Është ndërhyrje e rëndë në gjyqësor dhe për më shumë është vetëm një spektakël i shëmtuar që nuk i ndihmon fare as të dënuarve as të akuzuarve të mundshëm dhe sidomos jo luftës së UÇK-së’, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe për këtë janë mbledhur 40 nënshkrime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori