LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Pushteti mendon për barokun, andaj jemi në këtë gjendje

Analistët: Pushteti mendon për barokun, andaj jemi në këtë gjendje

Shtimi i skepticizmit për punën e qeverisë ishte tema për të cilën u debatua mbrëmë në emisionin “Click Plus” të TV21, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Analisti Denis Memedi tha se ky pushtet 10 vite me radhë ka promovuar politikë simbolike vetëm për të fituar vota dhe për ta mbajtur pozitën.


“Në vend se të fokusohemi në politikat që kanë të bëjnë me të mirat kolektive neve jemi fokusuar në politike simbolike. Në përmendore në fasada barok dhe gjëra të tjera që munden vetëm për sy të jenë një makijazh i bukur, mirëpo pjesa tjetër që ka të bëjë me sigurimin e politikave të mira sikur kanalizimi ujësjellësi dhe punë të tjera fatkeqësisht janë lënë anash. Jo që ne mund të parandalojmë fatkeqësinë natyrore, mirëpo të ishte investuar pak më tepër në ato rajon unë mendoj se do të ishte minimizuar dëmi që ishte shkaktuar”, është shprehur analisti, Denis Memedi.

Ndërsa Politologu Xhenur Iseni është shprehur se atë nuk shqetëson 62% i qytetarëve që nuk e besojnë qeverinë, por pjesa tjetër që vazhdon symbyllur të mbështet në këtë pushtet

“Ajo që më shqetëson mua, jo numri 62 % sepse kjo është e natyrshme sepse kjo tregon një vetëdije të ngritur politike, ajo që më shqetëson është pjesa tjetër 38%-shi. Nga bombat që dolën vitin e kaluar u trondit Brukseli dhe Uashingtoni, mirëpo këto 38 %-shi e popullatës nuk u tronditën, bash jam kureshtar të di se kush qëndron pas këtyre njerëzve”, ka thënë politologu Xhenur Iseni.

Nga ana tjetër politologu Xhenis Sulejmani tha se është kohë kur populli duhet të tregohet më i përgjegjshëm dhe të ngrit vetëdijen që në ditën e votimeve të mos e jep votën për inertes personal.

“Neve po ndërtojmë institucione nga njerëz jo kompetent të cilët vijën në gradat apo funksionet e tyre me anë të elektoratit që nuk i beson. Ia ka dhënë votën për interes personal dhe jo për të ndërtuar institucione të besueshme. Prandaj kur e ndërtojnë ata hierarkinë e përgjegjësisë mendoj se para politikanëve duhet të kemi edhe një shoqëri të përgjegjshme”, ka shtuar politologu Xhenis Sulimani.

Të pranishmit në emision gjithashtu kanë thënë se politikanët janë të votuar për të kryer punët e tyre nëpër institucione dhe jo të shkojnë nëpër zonat e vërshuara për të aktruar kinse janë të brengosur për të prekurit nga përmbytjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori