Ekipi Negociator mund të emërojë njerëz të rinj, në bazë të preferencave politike e familjare. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se kjo gjë do ta dëmtojë shumë Kosovën në procesin e dialogut.
Punësimet partiake e familjare pritet që ta prekin edhe Ekipin Negociator, përkatësisht Zyrën koordinuese të këtij ekipi.
Propozimet e deritanishme të bashkëryesuesve, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj pos që ndërlidhen politikisht, janë të ndërlidhura edhe në baza familjare.
Donika Emini nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se ekipi negociator e ka të pamundur t’i shmangët punësimeve partiake. Emini më tej tha se ende është skeptike në lidhje me rolin e këtij ekipi negociator në Bruksel.
“Unë ende kam dyshimet e mia nëse nepotizmi në Ekipin Negociator do të ketë impakt në Bruksel, por mesazhi që çon te qytetarët ky ekip me këto veprime është mjaft i dëmshëm. Ky ekip kur është themeluar, qytetarët kanë menduar se do të ketë transparencë dhe kanë besuar se kjo forcë e re do të parandalojë gabimet në dialog. Por lajmet për punësimin e familjarëve në ekip, tregon se ky ekip nuk do të sjellë asgjë të re”, tha për RTV Dukagjinin, Donika Emini.
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se ekipi negociator është thjeshtë një zhvatje e buxhetit të Kosovës.
“Nuk është asgjë më shumë se sa zhvatje edhe më tutje e buxhetit ashtu siç bën edhe Qeveria me punësimet. Pra është e njëjta logjikë e bartjes së familjarizimit të subjekteve politike brenda Ekipit negociator. Kjo padyshim se e dëmton cilësinë e procesit të dialogut me Serbinë”, tha Rasim Alija.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka arsyetuar punësimet politike, duke thënë se edhe vet dialogu me Serbinë është politik.
Reagime ka pasur edhe nga partitë opozitare që nuk janë të përfshira në dialog. Lumir Abdixhiku nga Llidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në facbook, bëri të ditur se Serbia ka angazhuar ekspertët më të mirë për procesin e dialogut, ndërsa Kosova ka angazhuar militant partiak e politik. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Familjarët refuzuan të merrnin trupin për ta varrosur, Prokuroria Elbasan: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre