LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Kurtit në Amerikë, analistët: Ekskursion dhe tregues i keq për marrëdhëniet e Qeverisë me Shtëpinë e Bardhë

Vizita e Kurtit në Amerikë, analistët: Ekskursion dhe tregues i keq për marrëdhëniet e Qeverisë me Shtëpinë e Bardhë
Foto: Arkiv

Vizita zyrtare trijavore e kryeministrit Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër, po shihet si e tejzgjatur dhe aspak produktive për Kosovën nga njohësit e çështjeve politike.

Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Sonte ai pritet të vijë në Kosovë, sipas deklarimit të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, dhënë për Telegrafin.


Sipas njohësit të çështjeve politike, Emir Abrashit, kjo vizitë është ndër më të gjatat e zhvilluar nga ndonjë udhëheqës institucional, mirëpo me shumë pak rezultate.

Madje, ai thotë se kjo vizitë më shumë ka qenë ekskursion dhe shuajtje e kureshtjeve personale.

Ndërsa, sa i përket kohëzgjatjes, Abrashi thotë se ka pasur një qëllim – atë të hedhjes “hi syve” për të shuar kritikat për izolimin ndërkombëtar të vendit.

Haradinaj: Kurti duhet të kërkonte takime bilaterale në SHBA
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti duhet të kërkonte takime bilaterale në SHBA

“Për mbi 3 javë qëndrim jashtë vendit, për vizita të nivelit tejet të ulët politik, janë një luks që asnjë lider institucional nuk duhet të ia lejoj vetes, e aq më pak Kryeministri, si personi që mban pozitën më të fuqishme brenda vendit”, u shpreh ai në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Abrashi vizitën e Kurtit në SHBA e cilësoi si humbje kohe, pasi siç tha, nuk ka pasur takime të nivelit politik.

“Në nivelin politik, i vetmi përfaqësues i Administratës Biden të cilin Kryeministri Kurti e ka takuar gjatë qëndrimit në ShBA, është Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Biden. Pa e nënvlerësuar peshën që z. Sullivan ka brenda Administratës Biden, niveli i takimit ka qenë tepër i ulët për një Kryeministër”.

“Për të qenë i kënaqshëm niveli i takimeve, një Kryeministër duhet të synojë që në Washington të takohet me Presidentin Biden dhe Zëvendëspresidenten Harris, e jo me këshilltarë të këtyre. Por, fakti që Kryeministri i Kosovës nuk arrin të realizojë takime në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë është tregues i keq për marrëdhëniet e Qeverisë Kurti me Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar tutje ai.

​LDK për vizitën e Kurtit në ShBA: Shëtitje 18-ditore pa strategji dhe pa agjendë
Lexo po ashtu ​LDK për vizitën e Kurtit në ShBA: Shëtitje 18-ditore pa strategji dhe pa agjendë

Ndërsa, sa i përket takimeve me drejtues të ndërmarrjeve, Abrashi tha se janë të kota derisa zhvillohen pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve kosovare.

“Në anën tjetër, takimet me biznese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve kosovare, si p.sh. përfaqësues të Odës Ekonomike, janë të kota ngaqë Qeveria mund t’i ftoj bizneset, por Qeveria nuk është ajo që bën biznes. Qeveria duhet të jetë facilitatore, e jo aktor kryesor në takimet me bizneset jashtë vendit”.

Njohësi i çështjeve politike, Emir Abrashi

Pothuajse të njëjta kritika për këtë çështje ka edhe analisti Arton Demhasaj.

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se Kurti si opozitar e ka paraqitur Kosovën si një vend me shumë probleme, ndërsa tani kur qytetarët ia kanë besuar udhëheqjen, ka dalë jashtë vendit duke i ikur përgjegjësisë.

“Një vizitë kaq e gjatë është problematike. Kurti sa ka qenë në opozitë e ka paraqitur Kosovën si një vend me shumë probleme. Në zgjedhje ai doli me premtime se do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Kur qytetarët i besuan duke e votuar, ai tani del jashtë vendit për një muaj gati. Ai ka dhënë premtime dhe duhet të qëndrojë në Kosovë për t’i zgjidhur problemet”.

Tutje, Demhasaj tha se kjo vizitë nuk ka qenë e planifikuar mirë dhe si e tillë është më mirë të mos bëhet fare.

“Vizitat zyrtare bëhen për 2-3 ditë, me një agjendë të qartë. Por, nuk kam parë ndonjëherë një vizitë kaq të gjatë. E dyta, pastaj është te niveli i takimeve që ka zhvilluar. Nuk ka arritur të takojë askënd nga ekzekutivi në SHBA. Më mirë është hiç të mos ndodhë një vizitë e tillë se sa me qëndruar kaq gjatë edhe mos me taku askënd nga Shtëpia e Bardhë. Mendoj që kjo vizitë ka qenë e planifikuar mirë”.

“Kurti ka shkuar krye në vete atje. Ndërsa, sa i përket takimeve në Zvicër mendoj se kanë qenë të nivelit më të lartë dhe më produktive”, shtoi ai.

Analisti Arton Demhasaj

Kritika për këtë vizitë ka edhe njohësja tjetër e çështjeve politike, Shqipe Pantina.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo tha se në Kosovë janë zhvilluar protesta dhe pakënaqësia e qytetarëve është në rritje, por kryeministri Kurti as nuk është prononcuar për këto çështje.

E kjo sipas saj tregon se Kurti i ka harruar problemet e qytetarëve të cilët i përfaqëson dhe ka filluar t’i plotësojë ëndrrat e tij personale.

Analistja Shqipe Pantina

“Është hera e dytë që kryeministri bën vizita të tilla të gjata. Pra, një gjë të tillë e ka bërë edhe vitin e kaluar në Greqi, ku pati marrë pjesë në një seminar duke përfaqësuar partinë e vet e jo shtetin e Kosovës. Më shumë duket se është vizitë partiake sesa shtetërore”, u shpreh Pantina.

Gjatë qëndrimit në SHBA e Zvicër Kurti është takuar me zyrtarë, përfshirë këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Administratës Biden, Jake Sullivan, bashkatdhetarë e biznesmenë.

Por, kritika ndaj tij kanë pasur edhe partitë opozitare duke thënë se kjo vizitë ishte “shëtitje” pa strategji dhe agjendë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori