LAJMI I FUNDIT:

Analistët për ‘krizën humanitare’ në veri: Skenar i Serbisë, sa më keq, aq më afër zgjidhjes (Dokument)

Analistët për ‘krizën humanitare’ në veri: Skenar i Serbisë, sa më keq, aq më afër zgjidhjes (Dokument)

Skenar politik, të cilët serbët po e quajnë “krizë humanitare”, e vlerësojnë analistët paralajmërimin e kryetarit të ashtuquajturës Shoqata e Biznesmenëve në veri të Kosovës, se të gjitha dyqanet, barnatoret, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen nga dita e hënë (1 korrik), kjo për shkak të taksës prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga autoritetet në Kosovë.

Analisti politik, Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në veri të vendit po veprohet sipas motos “Sa më keq, aq më afër zgjidhjes”.


Sipas tij, tensionimet janë fatura ditore që “argumentojnë” se jeta mes shqiptarëve dhe serbëve ka perspektivë vetëm nëse ndahen.

“Skenaristët politik që po e bëjnë  këtë ‘krizë humanitare’ në  veri po e harrojnë se shumica e serbëve është në jug të Ibrit”, ka thënë Beqaj.

Serbët paralajmërojnë se nga e hëna, në veri do të mbyllen të gjitha dyqanet, përfshirë edhe furrat e bukës
Lexo po ashtu Serbët paralajmërojnë se nga e hëna, në veri do të mbyllen të gjitha dyqanet, përfshirë edhe furrat e bukës

Edhe politologu, Musa Preteni për Telegrafin ka thënë se e ashtuquajtura “krizë humanitare” në veri të Kosovës është një projekt i inskenuar nga Serbia me qëllimin për të rritur presionin mbi qeverinë e Kosovës për largimin e taksës.

Skenari serb për “katastrofë humanitare”, veriu i mbushur me mallra ushqimore e ilaçe (Video)
Lexo po ashtu Skenari serb për “katastrofë humanitare”, veriu i mbushur me mallra ushqimore e ilaçe (Video)

Siç tha ai, ky është një mekanizëm i radhës nga qeveria e Serbisë përmes përdorimit të serbëve që jetojnë në Kosovë për qëllime ekskluzivisht politike, si dhe për të përmirësuar pozitën e Serbisë në raport me Kosovën.

“Ajo që bie në sy shumë qartë është ndryshimi i metodave që Serbia po përdor në veri të Kosovës, derisa një kohë kontrollonte dhe vendoste gjithçka, ajo tani ka filluar që të viktimizohet përmes serbëve lokalë si masë për presion ndaj taksës. Rrjedhimisht qëllim i shtetit të Serbisë është që përmes kësaj forme inskenimi të alarmojë faktorin ndërkombëtar derisa këta të fundit të shtojnë presionin mbi Kosovën për largimin e vendimit për taksë nga mallrave serbe”, ka thënë Preteni.

Tutje politologu Preteni u shpreh se vendimi për taksën ka arritur efektet e veta politike dhe si e tillë duhet të qëndrojë derisa Serbia të heq dorë nga mjetet e saj për ta penguar Kosovën në çdo fushë në skenën ndërkombëtare por edhe mes dy vendeve.

DW: Mungesa e mallrave në veri të Kosovës, një krizë e orkestruar
Lexo po ashtu DW: Mungesa e mallrave në veri të Kosovës, një krizë e orkestruar

“Mendoj që nëse Kosova ka mençurinë mund ta shfrytëzojë akoma më shumë këtë vendim për përfitime politike në raport me Serbinë derisa kjo e fundit nuk heq dorë nga çfarëdo mjeti për ta dëmtuar Kosovën”, theksoi Preteni.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur deklaratën që Kosova ka njohuri që në veri të vendit po bëhen përpjekjet për të improvizuar një “krizë humanitare”.

Siç ka thënë ai, të martën, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në objekte dhe shtëpi të ndryshme në veri të Kosovës po mbahen produkte të caktuara ushqimore, ndërkohë që shitoret po boshatisen.

Edhe, agjencia e lajmeve “Kosovapres” ka siguruar një dokument i cili është i shkruar në alfabetin cirilik dhe mban firmën e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.

"Katastrofa humanitare", zbulohet dokumenti që kërkon nga serbët të mos blejnë ushqime nga shqiptarët
Lexo po ashtu "Katastrofa humanitare", zbulohet dokumenti që kërkon nga serbët të mos blejnë ushqime nga shqiptarët

Përkthimi i tekstit të dokumentit:

“Të nderuar,

Duke marrë parasysh situatën më të re të krijuar në veri të Kosovës që në vete përmban vështirësi të shumta me të cilat shpesh po përballen afaristët të cilët janë ekspozuar presioneve të përditshme, arrestimeve, konfiskimit të kamionëve dhe mallrave, ju ftojmë në bashkim e unitet.

Në shenjë proteste për taksat që po aplikohen dhe në pamundësi të importimit të mallrave serbe në territorin e Kosovës, ftojmë të gjithë afaristët që për asnjë çmim të mos marrin mallra nga pjesa jugore e krahinës (nga shqiptarët) dhe në këtë mënyrë të dëshmojmë bashkimin dhe unitetin tonë me përshëndetjen “se nga këtu nuk ka kthim prapa”.

Me respekt, Shoqata e afaristëve të Kosovës dhe Metohisë.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori