Partitë në vend kanë kërkuar zgjedhjet tash e sa kohë, por që tash del të mos jenë të përgatitura për fushatë.
Kjo sipas analistit Shkëlzen Maliqi, që ka thënë se partitë po kanë problem më së shumti në harmonizimin e programeve – veçanërisht koalicionet.
Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se është absurde papërgatitja e partive të mëdha për fushatë.
“Nuk kanë asgjë konkrete, kanë demagogji, populizëm ekstrem”, ka thënë Muhaxhiri në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova.
“Ka një diskrepancë të madhe. Kjo fushatë po më duket si një ëndërr”, ka pohuar Muhaxhiri.
Ai ka deklaruar se sapo të zgjidhet qeveria e re të gjithë do të zgjohen në mënyrë brutale, pasi premtimet e dhënë nuk ka mundësi që të realizohen për vite të tëra, jo brenda një mandati qeverisës.
“Ka qenë telenovelë me sigurimet shëndetësore dhe tani po premtohet zgjidhje e shpejtë. LDK me një moment ka qëndrim djathtiste, ndërsa në anën tjetër thotë krejtësisht majtiste”.
Sipas Muhaxhirit inflacioni i premtimeve do të jetë tejet zhgënjyes cila do qeveri të krijohet.
“Nuk duhet të teprohet me populizëm. Ne si taksapagues meritojmë një qasje më dinjitoze në këtë fushatë”, ka përfunduar Muhaxhiri. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe