LAJMI I FUNDIT:

Analistët mendojnë se bashkimi i listave zgjedhore nuk ndikon në rritjen e votës për ato parti

Analistët mendojnë se bashkimi i listave zgjedhore nuk ndikon në rritjen e votës për ato parti

Analistët në “Debat Plus” mendojnë sa bashkimi i listave zgjedhore edhe në të kaluarën ka treguar se nuk e maksimalizon votën e të gjitha partive.

Imer Mushkolaj thotë se jo domosdoshmërisht bashkimi i listave sjell më shumë vota në zgjedhje.


Ai thotë bashkimi i Vjosa Osmanit me Kurtin është taktik.

“Ka votues të pakënaqur të LDK-së që nuk do ta votonin direkt Kurtin por e votojnë Vjosa Osmanin”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Donika Emini thotë se bashkimi i listave nuk ndikon shumë në subjekte por ka ndikim te kandidatët e partive të ndryshme që futen në koalicion.

“Po të kishim bashkim të partive të mëdha mund të kishte ndryshime të mëdha edhe në përqindje”.

Ish-deputeti Korab Sejdiu thotë se nga të gjitha bashkimet e listave, më frytdhënësi do të jetë bashkimi i Vjosa Osmanit me LVV-në.

“Bashkimi i AKR-së me LDK-në më shumë shihet si bashkim i zorit. Dy partitë janë në një lloj krize dhe janë bashkuar me parimin një dhe një bëjnë dy. Por të dy partitë kanë brumë të njëjtë të elektoratit… Pos zotit Pacolli edhe rikthimi i Ibrahim Makollit mund të jetë një plus për këtë listë pasi ai mund të sjellë vota nga terreni”.

Krenare Vokshi-Shala thotë se aderimi i Vjosa Osmanit në LVV do ta prishë bilancin politik në LVV.

“Pas 14 shkurtit Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LVV-së dhe ajo do ta pengonte një koalicion të mundshëm LVV-LDK, apo LVV-PDK”.

Astrit Gashi thotë se nga e kaluara është parë që dy parti nuk mund të maksimalizojnë votat kur futen në një listë të përbashkët zgjedhore.

“Në rastin LDK-AKR do të ketë maksimalizim të votave pasi janë një trup votues. Një votues i AKR-së nuk besoj se ka problem të votojë LDK-në…Vjosa është vendosur kandidate për presidente për ta maksimalizuar votën për LVV. Kjo nuk do të ndodhte nëse ajo do të ishte vetëm kandidate e thjeshtë për deputete”.

Arton Demhasaj thotë se bashkimi LDK-AKR është i natyrshëm pasi sipas tij AKR ka dalë nga LDK.

“Por bashkimi i Vjosa Osmanit me LVV-në në çdo aspekt është i palogjikshëm. Në aspektin ideologjikë janë tërësisht të ndryshëm. E dyta, rrugëtimi politik i Vjosa Osmanit ka qenë duke sulmuar PDK-në dhe LVV-në. Bashkëpunimi i tanishëm i Osmanit me LVV-në është i panatyrshëm”, tha Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori