LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë situatën nëpër të cilën po kalon PDK-ja

Analistët komentojnë situatën nëpër të cilën po kalon PDK-ja

Analistët në “Debat Plus” kanë analizuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike e Kosovës.

Ilir Mirena thotë se situata në PDK është pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe mungesës fizike së liderëve të kësaj partie.


“Kjo parti ndodhet në një amulli të madhe të rrugëtimit politikë pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo është edhe pasojë e jetëgjatësisë në pushtet të kësaj partie”, deklaroi Mirena.

Edhe Imer Mushkolaj mendon se mungesa e liderëve të PDK-së në Kosovë e ka dëmtuar këtë parti.

“Thaçi dhe dy tre tjerë rreth tij i mblidhnin votat për PDK-në sa ishte në Kosovë. Shumë njerëz në PDK janë rritur nën çadrën e Hashim Thaçit. Tash jemi në situatën kur Thaçi e Veseli janë në Hagë dhe PDK-ja nuk po di si të sillet…Tjetër problem në PDK është se ata nuk po pajtohen me realitetin. Ne nuk e dimë sa gjatë do të qëndrojnë në Hagë zoti Veseli dhe të tjerët. PDK duhet të zgjedh një kryetar të vërtet dhe të funksionojë, pasi zoti Hoxhaj nuk është kryetar përnjëmend”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se përplasjet në Skenderaj e Drenas për PDK-në janë normale pasi sipas tij atje partia ka më shumë vota.

Astrit Gashi nga ana tjetër thotë se edhe në mandatin aktual, Ramiz Lladrovci nuk ka pasur mbështetjen e gjithë degës së Drenasit.

“Edhe nga qendra ka pasur dyshime për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit. Lladrovci vet përmes shpalljes së kandidaturës ka shprehur këto dyshime se dikush edhe nga qendra nuk po e do kandidatë për Drenasin”, deklaroi Gashi.

Gashi thotë se PDK ka probleme edhe në shumë degë tjera më të vogla por sipas tij vetëm në Drenas problemet kanë dalë sheshit.

“PDK nuk ka më ndonjë unifikuese që mund t’i zbusë këto gjakra”, deklaroi më tej Gashi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se PDK-ja po e tregon atë që lëngojnë shumica e partive politike në Kosovë.

“Konsumimi në pushtet të bënë që të humbasësh bazën e votuesve pasi pushteti ta jep një komoditet dhe tjetra është se qëndrimi në pushtet ndikon që të humbet ideologjia politike. Mirëpo me humbjen e pushtetit është e vështirë të kthesh lidhjet me bazën dhe për më tepër të fillosh nga zeroja në aspektin ideologjik”, deklaroi ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori