LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë mungesën e konsensusit për dialogun me Serbinë (Video)

Analistët komentojnë mungesën e konsensusit për dialogun me Serbinë (Video)

Roli udhëheqës i presidentit Thaçi në fazën finale të dialogut me Serbinë, është kritikuar nga shumica e partive politike parlamentare.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti ka thënë për RTV Dukagjinin se mospajtimet e partive që presidenti Thaçi t’i udhëheq bisedimet janë keqkuptime rreth formatit, por sipas tij edhe marrëdhëniet mes liderëve kanë ndikuar në agjendën shtetërore, siç është dialogu me Serbinë.


“Nuk shoh ndonjë telashe në këtë proces, më shumë janë keqkuptime. Në momentin që Kuvendi i Kosovës merr rolin e tij në procesin e dialogut, ai do të krijoj edhe mekanizmin e unitetit dhe mbikëqyrjes së procesit dhe do të krijoj ekipin negociator”, ka thënë Rashiti.

Ai ka shtuar më tej se Presidenti do të jetë bartës i procesit, por pesha do të bie mbi ekipin negociator.

“Është debat i parëndësishëm si i përket rolit të Presidentit. Bartës do të jetë ai, por pesha do të bie mbi ekipin negociator”, ka përmbyllur idenë e tij Rashiti, përcjell Telegrafi.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, thotë se disa parti janë të pakënaqura me procesin e dialogut, ndërsa debati për presidentin Thaçi është vetëm pretekst.

“Disa forca politike, janë të pakënaqura me vetë dialogun, dhe po mundohen ta provokojnë një krizë te re siç ishte ajo e demarkacionit, për të penguar apo ndaluar dialogun, prandaj çështja e Hashim Thaçit është vetëm pretekst”, është shprehur Shkëlzen Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori