LAJMI I FUNDIT:

Analistët i komentojnë deklaratat e Kurtit në lidhje me rrezikun për luftë

Analistët i komentojnë deklaratat e Kurtit në lidhje me rrezikun për luftë

Deklaratat e kryeministrit se ekziston rreziku i luftës për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak nga Serbia, sipas ekspertëve politik e të sigurisë nuk duhet të anashkalohen. Sipas tyre, konfliktet e fundit në Ukrainë dhe përreth Rusisë kanë nisur pa kurrfarë paralajmërimi por tash janë vatra të luftës.

Pos kësaj sipas kryeministrit Albin Kurti, shqetësuese janë 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi.


Mbi këto fakte Kurti thotë nuk përjashtohen mundësinë që mund të ketë luftë.

Duke u bazuar në sjelljet e Serbisë edhe ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë për ndonjë konflikt, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Ndryshe po mendon profesori Seb Bytyçi. Ai shprehet se përkundër pranisë ndërkombëtare Kosova nuk guxon të përjashtojë çfarëdo agresioni nga Serbia.

“Kosova nuk e ka komoditetin t’i mbyllë sytë ndaj rreziqeve. E kemi parë edhe rastin e Ukrainës por edhe rastet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shpesh herë lufta dhe veprimet ushtarake kanë nisur kur nuk është pritur e sidomos kohëve të fundit. Kështu që Serbia mund të frymëzohet nga suksesi i Azarjbaxhanit ndaj Armenisë dhe të ndërmarrë diçka”, ka thënë Seb Bytyçi, profesor.

Bytyçi thotë se përmendja e luftës nuk ndikon në investimet nga jashtë, ato sipas tij varen nga zhvillimi jo nga këto deklarata.

Për dallim prej tij analistët serb deklaratën e Kurtit e shohin si strategji politike e jo gjendje faktike.

“Në rastin e Kosovës mendoj Kurti po e përdorë këtë retorikë për të ushtruar presion mbi Serbinë në raport me dialogun. Ndërkaq në Serbi mendoj që deklaratat për luftën më shumë jam për konsum politik të brendshëm. E në rastin e Kosovës të dyja”, ka thënë Ognjen Gogiq, aktivist i shoqërisë civile.

Gogiq thotë se as Vuçiqi nuk e lë keq sa i përket deklaratave për luftën, strategji nga e cila përfiton vota.

“Mendoj se kështu bëjnë vetëm liderët populist, duke mbjellë frikë tek njerëzit në mënyrë që të kenë përkrahje prej tyre. Kur Vuçiqi flet për askionin “Oluja” në Kroaci dhe kur Kurti flet për luftë kjo është populizëm”, ka thënë Gogiq.

Gogiq mendon se asnjëra palë nuk është e interesuar për konflikt, pasi çdo incident apo episod i dhunës në Kosovë do të thotë luftë me NATO-n./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori