LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Haradinaj, në situatë të vështirë për Demarkacionin

Analistët: Haradinaj, në situatë të vështirë për Demarkacionin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjendet në një situatë të vështirë sa i përket zgjidhjes së çështjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Analisti Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin tha se Haradinaj është në një situatë mjaft të vështirë sepse po ta dërgoj këtë marrëveshje në Kuvend do të bie ndesh me fjalët e tij.


Por sipas tij, nëse ndodh ndonjë ndryshim në Marrëveshjen për Demarkacionin, atëherë situatë jo të mirë do të jetë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi ai është nënshkrues i marrëveshjes aktuale dhe sipas tij, ai duhet të jap llogari dhe dorëheqje për veprimin e bërë.

I pyetur se a mund të rinegociohet Marrëveshja për Demarkacionin, ai tha: “Nuk mendoj që do të ketë ri-negociata për çështje të kufirit, sepse punët janë përfunduar dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje nga asnjëra palë sa i përket Komisionit Shtetëror që kanë punuar intensivisht nga viti 2011 dhe i kanë përfunduar punët në terren. Matjet nuk bëhen teknikisht për një Demarkacion, por bëhet shënjim i vijës kufitare ekzistuese, administrative që ka ekzistuar në ish-Jugosllavi ndërmjet krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi”.

Tahiri po ashtu tha se opozita e ka ngritur çështjen e Demarkacionit për t’i arritur qëllimet e veta.

Ndërsa, njohësi i kësaj fushe, Vigan Qorrolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e sheh vetëm në arbitrazh.

Ai tha se kjo mund t’i kushtojë Kosovës me vite pritje për Liberalizimin e vizave e në anën tjetër edhe mund t’i dëmtojë marrëdhëniet fqinjësore.

Kosova dhe Mali i Zi duhet të lidhin marrëveshje për arbitrazh e cila duhet të jetë konsesuale midis vendeve, dhe kjo sipas tij mund të ndodh vetëm nëse aprovohet nga parlamentet e vendeve.

“Në këtë fazë kjo nuk mund të ndodh, derisa Kosova nuk e refuzon marrëveshjen aktuale”, ka thënë Qorolli.

Ndryshe, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Atë kohë, parti partnere në Qeveri ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori