LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Fotografia që nxori Brovina dëmtoi iniciativën për Tribunal ndaj Serbisë (Video)

Analistët: Fotografia që nxori Brovina dëmtoi iniciativën për Tribunal ndaj Serbisë (Video)

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është diskutuar për formimin e Tribunalit për të gjykuar krimet serbe në Kosovë.

Analisti Astrit Gashi ka thënë se veprimi i deputetes Brovina në Kuvendin e Kosovës ka dëmtuar procesin e themelimit të Tribunalit ndaj Serbisë.


“Nëse në një temë kaq serioze ne bëjmë gafa kaq të mëdha, kjo tregon se sa të papjekur janë ata njerëz që e kanë nisur këtë proces…Kjo e ka goditur iniciativën [për themelimin e Tribunalit] dhe e ka tmerruar opinionin publik me diçka që nuk ka ndodhur”.

Gashi ka thënë se ky skandal do të përdoret ku ndër Kosovës por dëmi më i madh do të ishte nëse kjo foto do të demantohej në ndonjë institucion ndërkombëtar.

“Problemi më i madh nuk është se do të na përdoret nga dikush, por para se gjithash ky rast ka dëmtuar iniciativën”, tha mes tjerash Astrit Gashi, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk diskutohet se Flora Brovina ka pasur qëllim shumë të mirë për të dëshmuar krimet e përdhunimit, por sipas tij informatat është dashur t’i ketë Kryetari i partisë.

Nurellari: Dënimi i krimeve serbe në Kosovë asnjëherë nuk është i vonshëm (Video)
Lexo po ashtu Nurellari: Dënimi i krimeve serbe në Kosovë asnjëherë nuk është i vonshëm (Video)

“Jam kundër kryqëzimit të Brovinës. Efektet vërtet janë negative por qëllimi i saj nuk ka qenë ky. Përkundrazi qëllimi ka qenë të dëshmoj krimet e tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ajo mund të ketë qenë njëra nga dhjetë fotografitë që ka Brovina, të cilat dëshmojnë përnjëmend krimet serbe në Kosovë”, tha mes tjerash Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori