LAJMI I FUNDIT:

Nurellari: Dënimi i krimeve serbe në Kosovë asnjëherë nuk është i vonshëm (Video)

Nurellari: Dënimi i krimeve serbe në Kosovë asnjëherë nuk është i vonshëm (Video)

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se Kosova nuk po e shpik Tribunalin për të dënuar krimet serbe, pasi sipas tij ka shumë raste nga bota që e kanë bërë një veprim të tillë.

Nurellari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se dënimi i krimeve serbe asnjëherë nuk është vonë dhe për këtë ai ka marrë shembuj të ndryshëm nga bota.


“Ka raste të tjera të ngjashme në kuptimin e ballafaqimit me të kaluarën ku gjykatat janë krijuar shumë më vonë se sa kur kanë ndodhur krimet. Rasti më flagrantë është rasti i Kamboxhias kur është krijuar një tribunal ndërkombëtar hibrid. Aty krimi është bërë nga kmerët e kuq në vitin 1975-76 ndërsa krijimi i kësaj gjykate është bërë në vitin 2003”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se Tribunali për krimet serbe nuk duhet të bëhet vetëm për t’u shpaguar viktimat, por edhe për t’u mbajtur një qëndrim nga shoqëria.

“Qendra Simon është duke ndjekur gjashtë kriminelë nazistë edhe pse njëri nga ta është në moshën 97 vjeçare. Pra, nuk ka kohë kur krimet duhet të dënohen”.

Nurellari thotë se me formimin e Gjykatës Speciale Kosova ishte e kërcënuar nga Këshilli i Sigurimit për formimin e një tribunali të ngjashëm.

“E kemi të çartë që krijimi i Tribunalit është i vështirë po jo i pamundur. Kemi një rritje të ndjeshmërisë globale…Provat janë aty. Viktimat janë aty. Ne i kemi faktet. Kemi forma të ndryshme për t’i vërtetuar ato [krime]”, tha ndër të tjera Adri Nurellari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori