LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Fjalimi i Ivanovit, i papërgjegjshëm (Video)

Analistët: Fjalimi i Ivanovit, i papërgjegjshëm (Video)

Analistët e konsiderojnë të papërgjegjshëm fjalimin e presidentit Ivanov, i cili përsëri thumboi ndërkombëtarët për ndërhyrjen e tyre në dialogun ndërpartiak.

Bojan Mariçiq nga Qendra për edukim evropian, vlerëson se është e pa tolerueshme që për Institucione demokratike të flasin të njëjtët persona që me vite kanë larguar demokracinë nga këto institucione.
“Deklaratat e Ivanovit, Dimitrievit dhe Veljanovskit i konsideroi si skajshmërish të papërgjegjshme, jo-reale dhe që shkaktojnë përçarje të re mes qytetarëve. Ata janë njerëzit që kanë marrë pjesë në robërimin e po atyre institucioneve ndaj të cilave thirren dhe në mbylljen e hapësirës për çfarëdo debati serioz, politik kritik të njerëzve të ndryshëm, për këto institucione. Është e dëmshme që në atë mënyrë të komentohen përfshirjet, sidomos të Bashkimit Evropian sepse ato nuk janë faktorë të huaj por ne jemi shtet kandidat për anëtarësim në BE”, deklaroi Bojan Mariçiq nga Qendra për edukim evropian për Alsat-M.


Profesori Nano Ruzhin, fjalimet e djeshme të krerëve të shtetit i cilësoi si anti-demokratike dhe anti-atdhedashëse.
“Kjo është edhe një, do të thosha, sulm i ulët, pikërisht nga ana e atyre që nuk janë në gjendje të prezantohen si atdhedashës. Edhe një herë, qytetarët e Maqedonisë morën pjesë në një karnaval politik në të cilin mund të shihej gjithçka nga disa çeta të ndryshme, ushtarësh antik deri në mesazhe të ndryshme politike që nuk kanë lidhje as me demokracinë as me ndjenjën e bashkëjetesës”, tha profesori Nano Ruzhin.

Krerët e shtetit, Ivanov, Veljanovski dhe Dimitriev me fjalimet e tyre dje aluduan se për zgjidhjen e krizës, nuk kemi nevojë për mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Ndërsa më i drejtpërdrejtë ishte presidenti Ivanov.
“Ju bëj thirrje dialogun ta zhvillojmë në institucionet demokratike e jo në ambasada të huaja. Mbështetjen ta kërkojmë nga qytetarët e jo nga faktorët ndërkombëtarë”, tha presidenti Gjorge Ivanov.

Kjo nuk është hera e parë që funksionarë shtetëror të vendit ju drejtohen me tone të ashpra përfaqësuesve ndërkombëtar në vend. Kujtojmë se edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimet partiake të tij disa herë kishte akuzuar për anshmëri ndërmjetësin e BE-së Peter Vanhoutte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori