LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Avdullah Hoti zëvendësim i denjë i Isa Mustafës për postin e kryeministrit

Analistët: Avdullah Hoti zëvendësim i denjë i Isa Mustafës për postin e kryeministrit

Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ka bërë që partitë politike të mobilizohen, duke negociuar me njëra-tjetrën për mundësi të koalicioneve, por edhe duke zyrtarizuar kandidatët e tyre për postin e kryeministrit të vendit.

Së fundi një gjë të tillë e ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas tërheqjes së Isa Mustafës, i cili deklaroi se nuk do të jetë më kandidat për kryeministër.


Kryesia e LDK-së, sot ka zyrtarizuar kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lidhur me këtë, analistët mendojnë se Avdullah Hoti është zëvendësimi i denjë i Isa Mustafës.

Analisti, Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Hoti është një kandidat pa  afera korruptive.

“Është zyrtar i LDK-së i linjës së Isa Mustafës, pra është një zëvendësim i denjë i Mustafës. Hoti nuk shquhet për dinamizëm, është i qetë dhe burokrat. Hoti ishte një kompromis ndërmjet Lutfi Hazirit dhe një kandidati jashtë LDK-së”, ka thënë Mushkolaj.

Kurse analisti tjetër, Fadil Lepaja ka theksuar se heqja dorë prej kandidimit për kryeministër nga ana e Isa Mustafës ka qenë veprim taktik i menduar mirë dhe me efekt pozitiv për të ardhmen e tij në LDK.

Duke folur për kandidimin e Hotit për kryeministër, Lepaja theksoi se Hoti nuk është kandidat joserioz, përkundrazi, ai edhe në këtë mandat qeverisës kishte  treguar rezultate dhe kishte  dëshmuar se di të punoj me sistem.

“Hoti si një profesionist,  i cili mund të përballet me problemet ekonomike dhe financiare, mund të duket shumë më i pranueshëm dhe shumë më integrues përpara faktorit ndërkombëtarë dhe para qytetarëve të paparti. Hoti është jashtë grindjeve të brendshme për pushtet në LDK dhe njëherësh i respektuar në botën e  profesionistëve të lobit ekonomik i cili është me mjaftë ndikim në LDK”, u shpreh Lepaja për Telegrafin.

Avdullah Hotit, sipas analistëve, konsiderohet si figurë e cila mundet ta rikthejë elektoratin e dikurshëm të LDK-së, të pasivizuar pas vdekjes së presidentit Rugova.

Kandidatët e tjerë për kryeministër janë Kadri Veseli nga PDK, Albin Kurti nga Vetëvendosje, dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma. Ndryshe zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori