LAJMI I FUNDIT:

Amnistia fiskale, Berisha: Akt me pasoja katastrofike për rendin e sigurinë në Shqipëri

Amnistia fiskale, Berisha: Akt me pasoja katastrofike për rendin e sigurinë në Shqipëri

Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon konsultimin e parë për amnistinë fiskale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh në komunikim me gazetarët se ky akt do të ketë pasoja katastrofale për rendin e sigurinë.

Në një video të publikuar në Facebook, Berisha u shpreh se amnistia fiskale është një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri.


“Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri”, ka shtuar Berisha.

Konsultim për amnistinë fiskale, Rama kritikon ndërkombëtarët që janë kundër: Tregoni respekt!
Lexo po ashtu Konsultim për amnistinë fiskale, Rama kritikon ndërkombëtarët që janë kundër: Tregoni respekt!

“Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizojë paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që mund të bëjë, me punën e ndershme, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka që ka vetëm një synim që “çunat” të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj”, u shpreh kreu i PD-së.

“Gjithashtu, me këtë proces nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veças nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre shumave të legalizuara. Ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale nuk e meritojnë kurrë. Ky është shkelmimi i barazisë dhe parimeve të drejta të biznesit. Këtyre ua rrit taksat në 23%, atyre u thotë për paratë që keni e keni 7 apo 8%”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori