LAJMI I FUNDIT:

Konsultim për amnistinë fiskale, Rama kritikon ndërkombëtarët që janë kundër: Tregoni respekt!

Konsultim për amnistinë fiskale, Rama kritikon ndërkombëtarët që janë kundër: Tregoni respekt!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur ashpër reagimeve nga institucionet ndërkombëtare kundër propozimit të qeverisë shqiptare për të realizuar një amnisti fiskale për pasuritë e padeklaruara në nivelin e 2 milionë eurove.

Në një konsultim të thirrur nga qeveria për amnistinë fiskale, Rama i është drejtuar ashpër dhomave të tregtisë të bizneseve të huaj në vend të cilat janë shprehur kundër nismës së qeverisë.


“Dua tu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Shqipërisë dhe me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht ndërkohë që amnistia është bërë dhe vazhdon të bëhet në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur. Kjo nuk është asgjëja që çmon respektin që gati, gati ka Shqipëria pa kushte ndaj partnerëve të saj”, tha Rama.

“Kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjitha kritikat apo goditjet nën brez, në ndonjë rast edhe të porositura kundër amnistisë. I kemi analizuar”, ka thënë Rama.

Amnistia fiskale në Shqipëri, Dhoma Amerikane e Tregtisë rekomandon tërheqjen e kësaj nisme: Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet
Lexo po ashtu Amnistia fiskale në Shqipëri, Dhoma Amerikane e Tregtisë rekomandon tërheqjen e kësaj nisme: Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet

Rama i ka cilësuar reagimet e dhomave të tregtisë si fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit.

“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj. Institucione financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucione të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave mund të kenë kundërshti, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të çohet dhe të thotë nuk duhet amnistia”, ka shtuar Rama.

Më tej, Rama e ka lidhur amnistinë fiskale me luftën, faturën e energjisë dhe me domosdoshmërinë që ka ekonomia për injektimin e parave.

“Unë dua të them disa gjëra, që mbase edhe nuk u prekën. Së pari dua të kujtoj veçanërisht partnerëve tanë ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me kosto shumë të lartë, kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë, e cila në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 eurove për megavat nga 50-60 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe biznesit të vogël”, Rama tha.

“Ndërkohe që ne jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e më të prekurve nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Hall që vazhdon kur paketa ka përfunduar. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër në Shqipëria jo e re, dhe asnjëherë nuk është materializuar si duhet nga një presion i caktuar i jashtëm dhe i brendshëm se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Asokohe kur janë bërë amnistitë e tjera Shqipëria nuk ka qenë e strukturuar siç është sot. Sot ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të garantojnë atë që tha eksperti britanik, që prezanton një nga strukturat më të famshme në botë për luftën kundër parave të pista, implementimin”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori