LAJMI I FUNDIT:

Ameti: Nuk do të lejojmë që në mes të Shkupit të përbaltet figura e Nënë Terezës

Ameti: Nuk do të lejojmë që në mes të Shkupit të përbaltet figura e Nënë Terezës

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti në nderë të mozaikut artistik për Nënë Terezën të vendosur në UT, të realizuar nga piktori Miftar Memeti, Ametii ka folur rreth veprimtarisë së Gonxhe Bojaxhiut si një ndër figurat më të njohura shqiptare por edhe botërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nëna Terezë është njëra ndër figurat më të shquara botërore, në të cilën janë mishëruar vlerat më të larta njerëzore si: dhembshuria, dashuria, sakrifica, virtyti dhe humanizmi, prandaj dhe ajo është laureuar me çmimin më të lartë, që ndahet në nivel botëror: Çmimin Nobël për Paqe dhe së fundmi, për vetëmohimin e saj të përjetshëm në të mirë të njerëzimit, nga Selia e Shenjtë u shpall shenjtore dhe hyn në histori si shenjtorja e parë me prejardhje shqiptare’.


‘Kulti i Nënës Terezë konsiston edhe në një virtyt tjetër shumë të rëndësishëm, që është modestia. Ajo gjithmonë e ka parë veten si një njeri të thjeshtë, si gjithë të tjerët, që ka një mision të vetëm: shërbimin ndaj njerëzimit. Edhe vetë fjalët e saj e dëshmojnë këtë: “Unë jam një njeri shumë i lumtur, madje jam edhe më e lumtur se për Zotin jam një askush…”

Ameti në fund të fjalimit të tij ka shtuar se sot nuk i dalim zot sa duhet, por në mes të Shkupit shqiptar, kemi lejuar që ajo të përvetësohet nga të tjerët. Individualisht dhe institucionalisht ne duhet ta mbrojmë figurën e Nënës Terezë, që përmes saj ta mbrojmë dhe ruajmë vazhdimësinë e ekzistencës tonë kombëtare

‘Ajo do të jetë e jona, kur në emrin e saj do ta gdhendim në zemrat tona dhe nuk do të lejojmë që në mes të Shkupit të përbaltet figura e saj e ndritur nga hordhitë injorante fetare dhe etnike’, ka theksuar ndër të tjera Ameti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori