LAJMI I FUNDIT:

Amerikani shpërtheu 100 balona me këmbë për 22 sekonda

Amerikani shpërtheu 100 balona me këmbë për 22 sekonda

Një burrë nga Idaho me më shumë se 250 tituj të rekordeve botërore të Guinness theu jozyrtarisht një tjetër rekord kur përdori këmbët e tij për të shpërthyer 100 balona në 22.38 sekonda.

David Rush, i cili ka thyer më shumë se 250 Rekorde Botërore Guinness për të promovuar edukimin STEM, vendosi 100 balona në një rresht dhe i shtypi ato për të thyer rekordin për kohën më të shpejtë të pëlcitjes së 100 balonave me këmbë, transmeton Telegrafi.


Rush tha se atij iu deshën pesë përpjekje për të shpërthyer me sukses të 100 balonat me një kohë prej 22.38 sekondash, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 24.98 sekondash, i cili u vendos nga Muhammad Yasir Mushtaq i Pakistanit në shkurt të vitit 2022.

Rush tani është në pritje të njoftimit nga Guinness nëse përpjekja e tij ishte zyrtarisht e suksesshme. /Telegrafi/