Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar pamje dhe foto të shtatë bombarduesve strategjikë B-2A “Spirit”, të cilët u ngritën nga baza ajrore Whiteman në Misuri natën e 20 qershorit, si pjesë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në operacionin Midnight Hammer.
Çdo aeroplan ishte i armatosur me dy bomba GBU-57A/B MOP (Massive Ordnance Penetrator) prej 13,600 kilogramësh, të ashtuquajturat “Bunker Buster”, të projektuara për të shkatërruar objektiva të identifikuara nëntokësore, transmeton Telegrafi.
Dokumentacioni shtesë konfirmon se bombarduesit u kthyen në bazën ajrore Whiteman më 22 qershor, pas më shumë se 36 orësh fluturimi gjatë të cilave ata kryen sulme mbi territorin iranian.
Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të madh ajror në tre objekte kryesore bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Part 2: pic.twitter.com/Plfxevdx3p
— OSINTdefender (@sentdefender) June 23, 2025
Sulmi u krye në koordinim me Izraelin dhe u përdorën bombardues B-2 Spirit, të pajisur me bomba të rënda GBU-57/B “Massive Ordnance Penetrator” të afta të depërtojnë në shtresa të trasha betoni dhe toke, duke synuar konkretisht kompleksin e thellë Fordow.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të gjitha objektivat u goditën me sukses dhe se sulmi kishte për qëllim parandalimin e Iranit nga zhvillimi i mëtejshëm i armëve bërthamore, si dhe detyrimin e Teheranit të kthehej në tryezën e negociatave pasi përpjekjet diplomatike dështuan.
Pentagoni konfirmoi se u lëshuan gjithsej 75 raketa, duke përfshirë më shumë se dhjetëra raketa Tomahawk në tre lokacione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Arrestohet miliarderi francez

Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit "Kaledonia e Re"

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë