LAJMI I FUNDIT:

AMERIKA

AMERIKA
Zoti e bekoftë “Amerikën”: Të gjithë jemi “amerikanë”, të gjithë jetojmë në “Amerikë”!?
Lexo po ashtu Zoti e bekoftë “Amerikën”: Të gjithë jemi “amerikanë”, të gjithë jetojmë në “Amerikë”!?

Autor: Till Lindemann (kanga “Amerika”, albumi “Reise, Reise” i grupit Rammstein, 2004)
E përktheu prej anglishtes: Agron Shala

Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika


Ku vallëzohet du me prí
Edhe kur rreth vetes silleni ju
Më lé sall nji trohë t’ju kontrolloj
Se qysh duhet ju kallxoj

Nji qark dashnie na e bojmë
Liria prej secilës violinë kumon
Muzika vjen prej Shpisë s’Bardhë
E Miki Mausi para Parisit âsht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika

Hapat qi t’dobishëm janë unë i njoh
Prej hapave t’huqun unë ju mbroj
E kush n’fund s’do me vallëzu
Hala s’e di qi duhet me vallëzu

Nji qark dashnie na e bojmë
Drejtimin unë ua mësoj
Babadimri n’Afrikë ka me ardhë
Edhe Miki Mausi para Parisit âsht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Koka-Kola, mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika

Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Guhën e nanës s’jam kah e knoj
Jo, kangë e dashnisë kjo nuk asht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Amerika âsht nji mrekulli
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika
Krejt na po jetojmë n’Amerikë
Koka-Kola, kanihere luftë
Krejt na jetojmë n’Amerikë
Amerika, Amerika