Amerika është vendi i miliona milionerëve.
Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë.
Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë.
Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.
Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.
Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë.
Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.
Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh.
Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.
Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar.
Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë.
Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA.
Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:
1. Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon
2. Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway
3. Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook
4. Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP
5. Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart
6. Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart
7. Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries
8. Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino
9. Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike
10. Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet /voa/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës