LAJMI I FUNDIT:

Amerika paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në luftën Izrael-Iran

Amerika paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në luftën Izrael-Iran

I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, e ka paralajmëruar Hezbollahun të mos përfshihet në luftën midis Iranit dhe Izraelit.

Bëhet e ditur se Barrack, i cili është gjithashtu ambasadori i SHBA-së në Turqi, është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bejrut, ku u takua me zyrtarë të lartë libanezë, përfshirë Kryetarin e Parlamentit Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Mund të them në emër të presidentit Donald Trump, se do të ishte një vendim shumë, shumë, shumë i keq”, tha Barrack kur u pyet për qëndrimin e SHBA-së nëse grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollahu, i bashkohet luftës.


Ndryshe, kur shpërtheu konflikti, Hezbollahu dënoi sulmet e Izraelit ndaj Iranit, por nuk njoftoi se kishte ndërmend të ndërhynte në emër të Teheranit.

Grupi pësoi humbje të mëdha në luftën e vitit të kaluar me Izraelin dhe konflikti përfundoi me një marrëveshje armëpushimi në nëntor.

Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdoi sulmet e tij ndaj Libanit, duke deklaruar se do të vazhdonte sulmet e tij derisa Hezbollahu të çarmatosej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaza në buzë të katastrofës - foshnje të shumta në një inkubator

Gaza në buzë të katastrofës - foshnje të shumta në një inkubator

Azia
Sondazh i ri: Zelensky mbështet nga 67 për qind e ukrainasve - vetëm një burrë ka më shumë mbështetje

Sondazh i ri: Zelensky mbështet nga 67 për qind e ukrainasve - vetëm një burrë ka më shumë mbështetje

Evropa
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Evropa
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

Botë
Kalo në kategori