LAJMI I FUNDIT:

Ambiciet e gabuara të Parlamentit Evropian

Ambiciet e gabuara të Parlamentit Evropian

Ana Palacio

Në momente tranzicionit politik, sinjalet fillestare përbëjnë të gjithë ndryshimin, sepse ato përcaktojnë rrugën për procesin që vijon.

Ndërsa liderët e rinj marrin përsipër drejtimin e institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, shenjat e para nuk janë premtuese – dhe sidomos ato që vijnë nga Parlamenti Evropian.

BE-ja po e kalon këtë proices ndërsa rrethohet nga sfida të njohura të brendshme dhe të jashtme: presione të shumta demografike, sociale dhe ekonomike, ndërsa Evropa është më shumë një tabelë gjeopolitike shahu mbi të cilën po luajnë më shumë fuqitë globale sesa një lojtar më vete.

E megjithatë, në një kohë kur BE-ja dëshpërimisht duhet të jetë në gjendje të veprojë me efikasitet dhe ka nevojë të madhe për një vizion realist të kujdesshëm, duket se ajo thjesht po angazhohet në më shumë manovra politike.

Këtu, Parlamenti Evropian ka qenë pikënisja.

Ky është mesazhi i procesit të konfirmimit për presidenten e re të Komisionit Evropian – një proces që filloi në fillim të korrikut, kur Këshilli Evropian emëroi Ursula von der Leyen për atë post.

Von der Leyen ishte një kandidate kompromisi midis vendeve anëtare të BE-së, e pranueshme si për vendet më të fuqishme ashtu edhe për vendet tradiconale që prishin vazhdimisht punë.

Ajo ka shumë pikat e forta, sidomos të kuptuarit e saj të thellë të qasjeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë, një temë që do të jetë në krye të mandatit të ardhshëm të BE-së. Ajo ka treguar gjithashtu aftësinë e saj për të lundruar në ujëra të ndërlikuara politike.

Por, për Parlamentin Evropian, nominimi i von der Leyen ishte i padëshirueshëm, sepse emri i saj nuk ishte në listën e kandidatëve që ai kishte lajmëruar.

Sipas sistemit të ashtuquajtur Spitzenkandidaten të Parlamentit Evropian, Këshilli Evropian duhet ta emërojë “kandidatin kryesor” nga grupi politik që fiton shumicën e vendeve në zgjedhjet evropiane.

Ky proces u hartua nga Brukseli para zgjedhjeve të vitit 2014 si një mënyrë për të dhënë më shumë ndikim për Parlamentin Evropian sesa përcaktonin traktatet e BE-së.

Kur Këshilli nuk e përfilli sistemin (jo detyrues), anëtarët e Parlamentit – i cili duhet ta aprovojë presidentin e Komisionit me shumicë absolute – shprehen zemërimin e tyre.

Parlamenti kërcënoi se do ta pengonte emërimin dhe kandidimi i von der Leyen u mor peng nga një sistem që nuk korrespondon më me realitetin.

Kur u zhvilluan sistemi Spitzenkandidaten dhe fuqitë konfirmuese të Parlamentit Evropian, Parlamenti mbizotërohej nga dy grupime politike: Partia Popullore Evropiane dhe Socialistët dhe Demokratët.

Sot, ato dy grupe të kombinuara së bashku nuk e kanë shumicën. Përkundrazi, pesë grupe mbajnë të paktën 10 për qind të vendeve dhe asnjë grup i vetëm nuk ka më shumë se 24 për qind të vendeve në Parlament.

Javën para votimit parlamentar, grupet politike bënë lëshime.

Për liberalët, të cilët e kishin kundërshtuar kandidaturën e saj, von der Leyen premtoi të bënte Spitzenkandidat-en e tyre, Margrethe Vestager, njzv/presidente të Komisionit të ri, së bashku me zv/presidentin e ri (dhe një tjetër Spitzenkandidat), Frans Timmermans.

Për socialistët po aq kundërshtues, von der Leyen u zotua të fuste legjislacionin për të vendosur një pagë minimale të drejtë në të gjitha vendet e BE-së.

Megjithatë, edhe me këto kompromise, von der Leyen u desh të bënte marrëveshje me Lëvizjen euroskeptike Pesë Yjet të Italisë dhe mbështetësit e Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Më gjerësisht, von der Leyen u zotua të mbështesë nismat që do të rrisin pushtetin e Parlamentit Evropian, përfshirë sistemin Spitzenkandidaten.

Ajo që është më e rëndësishmja, ajo premtoi të ndihmojë përpjekjet e eurodeputetëve për të siguruar të drejtën për të nisur legjislacionin- e rezervuar tani nga traktati për Komisionin. Kjo e drejtë është një gur themeli i ekuilibrit institucional të pushtetit aktual të BE-së.

Me këtë, von der Leyen siguroi një shumicë të brishtë.

Ndoshta me të drejtë, fjalimi i saj i parë ishte shumë i mirë dhe i rëndësishëm, i mbushur me referenca personale të paqarta dhe fjalë të konservuara për Evropën. Fjala e saj nuk tregonte ndërgjegjësim për pasojat e mundshme të lëshimeve të saj: që ato do ta bëjnë BE-në edhe më pak efektive.

Megjithatë, Parlamenti Evropian është i pakënaqur. Pavarësisht se është i fragmentuar, ai tregon unitet në vazhdimin për të arritur më shumë autoritet – dhe kjo në një kohë të qartë ndërqeveritarizmi, me kryeqytetet kombëtare që diktojnë vendimmarrjen e BE-së.

Gjatë viteve të fundit është bërë mëse e qartë se edhe nismat në dukje tërheqëse – siç ishin sindikatat e bankave dhe ato të energjisë – nuk shkojnë gjëkund pa pasur mbështetjen nga vendet anëtare.

Parlamenti Evropian i ka fituar fuqitë e tij aktuale nëpërmjet marrëveshjeve.

Ai ka qenë tepër i suksesshëm me këtë mënyrë, duke kaluar nga një asamble parlamentare e thjeshtë në një influencues dhe bashkë-ligjvënës i plotë.

Por tani që ka mbërritur kjo, Parlamenti duhet ta kapërcejë këtë fazë zgjerimi dhe të fillojë të tregojë një lidership të vërtetë.

Dhënia e më shumë autoriteti Parlamentit Evropian, në kurriz të Këshillit dhe sidomos të Komisionit, thjesht do të dobësojë më tej kapacitetin e BE-së për të zhvilluar dhe vënë në zbatim politikë, ndërsa ndryshon ekuilibrin e brishtë dhe themelor institucional të pushtetit.

Kjo do të nxisë lojën e fajit shumë të shpeshtë të Evropës, me qeveritë kombëtare që dekretojnë politika të gabuara në nivel BE-je dhe organet e BE-së që kritikojnë zbatimin e dobët të tyre në nivel vendi.

Hendeku që midis pritshmërive dhe performancës do të shtojë më shumë pretendimet se BE-ja është një ndërmarrje joefikase dhe e fryrë.

Parlamenti Evropian sot është një institucion i pjekur. Ai duhet ta tregojë atë pjekuri jo duke mbledhur muskujt dhe duke luftuar për më shumë territor, por duke i ofruar BE-së vizionin dhe drejtimin tepër të nevojshëm.

Evropës i duhen liderë. Parlamenti Evropian mund të jetë një lider i tillë, por lidershipi i mirë kërkon modesti, sakrificë dhe, mbi të gjitha, një gatishmëri për të vënë interesat e Evropës para vetë interesave të tij. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori