Amber Heard është fotografuar për herë të parë që kur humbi gjyqin e saj për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Ajo është parë duke udhëtuar për në New York me një avion privat -pavarësisht se avokatët e saj këmbëngulin se nuk mund të përballojë shumë prej tetë milionë dollarë si dëmshpërblim për aktorin.


Ylli 36-vjeçar i “Aquaman” u bashkua nga motra e saj, Whitney dhe asistentja e saj për udhëtimin, i cili duket se ka zgjatur vetëm disa orë para se ajo të kthehej në Washington, DC, duke hipur sërish në një avion privat për udhëtimin tjetër.

58928249 10904941 image m 3 1654884950338 Amber Heard (Foto: Backgrid)

Nuk dihet se cili ishte qëllimi i udhëtimit të Heardit në Neëw York, megjithatë ajo ishte veshur me këmishë të gjelbër, pantallona të zeza dhe taka të larta.

Flokët e saj biondë ishin stiluar me valë magjepsëse dhe biondja mbante edhe një çantë YSL prej 2890 dollarësh.

Imazhet e tregojnë atë duke ecur nëpër lagjen Flatiron të qytetit me një ekip njerëzish, përfshirë anëtarë të sigurisë, të cilët iu bashkuan asaj gjatë gjithë udhëtimit.

Duket se vizita mund të ketë qenë profesionale, pasi aktorja është parë duke dalë nga një makinë në aeroportin privat Teteboro me një dosje dokumentesh në dorë.

Depp theksojmë që fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim në fitoren kundër ish-gruas së tij, Amber Heard.

58928207 10904941 image a 9 1654885028163 Amber Heard (Foto: Backgrid)

Të njëjtit gjatë gjithë gjyqit gjashtë-javor bënë rrëfime e dhanë dëshmi tronditëse për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

58928141 10904941 image a 45 1654888042423 Amber Heard (Foto: Backgrid)

58928123 10904941 image a 55 1654888222186 Amber Heard (Foto: Backgrid)