Amber Heard falënderon mbështetësit pas përfundimit të shfaqjes “Spirit of the People”

Amber Heard ka mbyllur me sukses projektin e saj më të fundit të aktrimit, shfaqjen “Spirit of the People”, në Festivalin e Teatrit në Williamstown, Massachusetts.
Në një postim në Instagram, aktorja falënderoi ndjekësit për mbështetjen: “Lulet nuk zgjasin përgjithmonë, por kujtimet e gjithë dashurisë që mora po”.
Shfaqja shënoi rikthimin e saj në skenë pas një periudhe të vështirë mediatike dhe familjare, shkruan DailyMail.
Heard është bërë nënë së fundmi e binjakëve Agnes dhe Ocean, ndërsa vijon të rrisë edhe vajzën katërvjeçare Oonagh.
Performanca e saj u prit me entuziazëm nga publiku dhe fansat në rrjete sociale, që e përgëzuan për rikthimin dhe përkushtimin ndaj aktrimit.
Heard u shfaq në rolin e Genevieve, nën drejtimin e Jeremy O. Harris, ndërsa vazhdon të përpiqet për një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj. /Telegrafi/





























































