LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja kroate: Vendimi final i vizave për Kosovën në dorën e Parlamentit Evropian

Ambasadorja kroate: Vendimi final i vizave për Kosovën në dorën e Parlamentit Evropian

Paketa e zgjerimit të Bashkimit Evropian e vitit 2013 e kishte përfshirë edhe Kroacinë si anëtaren më të re. Më 1 korrik 2013, Kroacia u bë anëtarja e 28-të e BE-së. Një dekadë të plotë pas aplikimit për anëtarësim.

Vetëm në vitin 2004, BE kishte zyrtarizuar statutin e kandidatit për Kroacinë, negociatat për çka filluan një vit pas dhe pasuan me një varg kriteresh që shteti i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë do të duhej të plotësonte.


Ndër kriteret kryesore ishte ai i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për të adresuar çështjet e krimeve të luftës.

Pesë vite pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, ambasadorja kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq shikon mbrapa dhe tregon se nuk ishte aspak proces i lehtë, por i domosdoshëm të ndodhte për qytetarët.

Njëlloj thotë se duhet të jetë edhe për Kosovën që synon integrimet në Evropë.

Në një intervistë për KosovaPress, një ditë pas raportit  pozitiv të Komisionit Evropian sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën, ambasadorja kujton që tani kjo çështje i takon Parlamentit Evropian dhe është në dorën e politikës.

“Tani Komisioni do ta paraqesë këtë raport tek shtetet anëtare të BE-së dhe ato do ta diskutojnë këtë raport dhe do të marrin vendimin. Natyrisht shtetet anëtare të BE janë 28 dhe secila prej tyre do të shprehë mendimin e tyre. E dyta është që Parlamenti Evropian duhet të marrë vendimin ose ta miratoj atë. Pra, tani do të thoja që çështja e liberalizimit të vizave varet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian… Është një vendim politik por gjithashtu vendim teknik në kuptimin që vendet anëtare dhe gjithashtu përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, deputetët, bazuar në raportin e Komisionit Evropian, do të vlerësojnë përmbushjen e këtyre kritereve”, ka thënë ambasadorja.

Ajo megjithatë thotë se raporti i KE-së është një bazë e mirë për anëtarët e Parlamentit Evropian ngase thekson vullnetin e mirë për luftimin e Korrupsionit që kanë institucionet e Kosovës. Megjithëse thotë se më mirë do të ishte nëse kriteret e fundit, sidomos ai për caktimin e demarkacionit me Malin e Zi të ishte plotësuar më herët.

“Është për keqardhje që ka kaluar kaq shumë kohë për të përmbushur këto dy kritere të mbetura, veçanërisht atë të demarkacionit. Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për qytetarët tuaj, është për hir të qytetarëve, nuk është se ata nuk mund të udhëtojnë, mirëpo kanë nevojë për viza kështu që duhet të shkojnë nëpër procedura. Pse është e rëndësishme? Të rinjtë duhet të udhëtojnë, ata duhet të njohin vendet e tjera, duhet të njohin shoqëritë e vendeve të tjera, sepse një gjë e tillë kontribuon në mirëkuptimin e ndërsjellë, pra sipas pikëpamjes sime si ambasadore kroate është me të vërtetë e rëndësishme për të udhëtuar në vende të tjera të rajonit dhe për t’u njohur me këto shoqëri, dhe pasi të kthehen do të mund të krahasojnë pozitivisht se çfarë është e mirë në këtë shoqëri dhe çfarë është më pak e mirë dhe të përmirësojnë disa gjëra në shoqërinë kosovare” , ka thënë Kapitanoviq.

Vendimi final pro liberalizimin e vizave për Kosovën apo jo, u takon ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare që janë pjesë e Parlamentit Evropian.

E pyetur nëse në këtë drejtim do të mund të ketë pengesa për Kosovën, ambasadorja ka thënë se ata do ta vlerësojnë raportin kështu që në këtë moment ajo çka është e rëndësishme është që ky proces të kalojë nëpër krejt procedurat.

“Ne gjithashtu kemi kaluar nëpër hapa të ndryshëm në procesin tonë të integrimit në BE, çdo proces i integrimit në BE bazohet në kritere, për të gjitha vendet, jo vetëm për Kosovën. Gjithmonë ka qenë kështu, ka qenë me të ashtuquajturat shtete të reja anëtare, të cilat aktualisht nuk janë shtete të reja anëtare dhe ky proces me çdo zgjerim të ri po bëhej gjithnjë e më shumë kërkues nga Komisioni Evropian, që të mësojnë se cilat ishin vështirësitë në vendet e mëparshme dhe më pas ata bënë përpjekje për të vendosur kritere edhe më të qarta për vendet që do të vijnë më vonë. Pra, është një proces, Kosova nuk është rasti i izoluar, prandaj shpresojmë që procesi do të shkojë pa probleme dhe do të thosha për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse ata janë ata që do të kenë zgjedhjen nëse duan të udhëtojnë apo jo “, tha ajo.

Ambasadorja e Kroacisë ka folur edhe rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin thotë se sjellë progres për të dyja palët por në mënyra të ndryshme, për shkak të pozicioneve të ndryshme që kanë palët veç e veç në proceset integruese.

E pyetur ndërkaq se si mund të paramendohet një normalizim raportesh në fundmi, duke pasur parasysh lobimin e palës serbe kundër shtetësie së Kosovës dhe pengesat që paraqet në integrimin e serbëve në Kosovë, siç është edhe rasti i largimit të pjesëtarëve serë të Kosovës nga FSK-ja, Kapitanoviq thotë se është e nevojshme që pala kosovare të dijë se pse ka vendosur të dialogojë me Serbinë.

“Pse jeni ne dialog? Ju jeni në dialog sepse keni pozicione të ndryshme, mendime të ndryshme, prandaj keni nevojë për dialog, përndryshe nuk do t’ju duhej. Këshilla ime do të ishte të shkoni hap pas hapi, ajo që është e rëndësishme tani është të vendoset pozicioni i qartë negociues dhe çfarë duhet të arrihet. Sigurisht që pajtimi është një pjesë e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve brenda rajonit. Por ju duhet të ecni hap pas hapi sepse është një proces i gjatë, nuk është i lehtë, është i komplikuar, sepse e kaluara nuk ishte e lehtë dhe pritjet duhet të jenë realiste brenda mandatit dhe kontekstit të dhënë, por çfarë mund të behët nga ana juaj është angazhimi dhe puna e madhe sepse kjo është për një të ardhme më të mirë të popullsisë së re të të gjitha komuniteteve këtu në Kosovë si dhe për një jetë më të mirë “, ka thënë ajo.

Ajo theksoi se janë dy obligime ndërkombëtare që Kosova ka marrë përsipër nga dialogu e që duhet t’i plotësojë.

E para ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe e dyta me krimet e luftës përmes dhomave të specializuara në Hagë.

“Kur është fjala për dhomat speciale, edhe ne kemi kaluar nëpër këtë proces, e dimë se çfarë do të thotë. Procedurat dhe trajtimi i krimeve të luftës ishte një nga kriteret kryesore për Kroacinë gjatë gjithë procesit te integrimit në BE, procesit të pranimit në BE dhe nuk ishte aspak e lehtë, por ja dolëm. Pra, ishte një  bashkëpunim i plotë me Tribunalin e Hagës pasi që ishte një nga kriteret kryesore. Nuk ishte e lehtë, por duhej ta bënim dhe kjo është çështje e përgjegjësisë. E dyta, asociacioni tani është diçka që del nga marrëveshjet, nga dialogu, kështu që tani ky draft statut duhet të themelohet apo shkruhet në mënyrën që i përshtatet pritjeve të të dyja palëve. Por sipas mendimit tim, qëllimi përfundimtar i asociacionit duhet të jetë marrëdhënie më të mira dhe ndërveprim më i mirë mes komuniteteve, ato janë  thjesht detyrime dhe nuk ka alternativë “, ka thënë ajo.

Një temë tjetër e diskutueshme është edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcat e armatosura të Kosovës, për çka kërkohen votat e deputetëve serbë. E pyetur nëse Kosova është afër për ta përmbushur këtë dhe anëtarësimit në NATO, Kapitanoviq ka theksuar se ndryshimet për këtë gjë duhet të bëhen përmes Kushtetutës.

Kroacia është ndër vendet që kishin njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës qysh në fillim të shpalljes së saj. Zyrtarisht kjo njohje ishte bërë më 19 mars të vitit 2008, pak javë pas shpalljes së pavarësisë.  Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të gjata miqësore.

Por ky është një qëndrim shumë i mirë, por është vetëm një qëndrim fillestar, sipas ambasadores kroate. Kapitanoviq thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dehe Kroacisë kanë një strukturë shumë të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale por ende duhet të punojnë në zhvillimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.

Sipas saj, një mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve është edhe përmirësimi ose intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ajo po ashtu është shprehur e vetëdijshme për lidhjen emocionale që populli shqiptarë ka me atë kroatë, e që sipas saj u pa edhe me tifozerinë që iu bë ekipit kroat në Kosovë, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit sivjet. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori