LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Kim takon Ramën para vizitës në SHBA, vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

Ambasadorja Kim takon Ramën para vizitës në SHBA, vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot Kryeministrin Edi Rama përpara vizitës së tij në Washington të planifikuar në mesin e muajit shkurt.

Në një njoftim për shtyp të ambasadës, Kim ka thënë se në takim përshëndeti mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën.


“Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas Ambasadores Kim, lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për SHBA-të, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Theksohet se Kim dhe Rama biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

Rama priten të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Washington.

Gjatë qëndrimit atje, Rama gjithashtu do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/