LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck: Ajri i ndotur ka pasoja të rënda shëndetësore

Ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck: Ajri i ndotur ka pasoja të rënda shëndetësore

Cilësia e ajrit ka rëndësi jetike për shëndetin e qytetarëve të Kosovës

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka filluar fushatën e tretë radhazi ‘Të flasim për ajrin ‘ në bashkëpunim me platformën e gazetarisë së gjelbër ‘BB Green Kosova’.


Nga: Behare Bajraktari

‘Le të flasim për ajrin’, është fushatë e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, me ideatoren dhe krijuesen e fushatës digjitale të nisur që në vitin 2019, vetë ambasadoren Karin Hernmarck.

Fushata do të shtrihet në aspektin medial dhe digjital, nëpër rrjetet sociale, me ç’rast, këtë vit, qëllimi i fushatës ishte, që përmes storieve të gazetarëve, intervistave dhe raportimeve të përditshme të sjellin më afër qytetarëve, por edhe të vetë politikanëve, rëndësinë që ka cilësia e ajrit, por edhe pasojat nga ndotja e tij.

Ne duhet të flasim për ajrin, për ndotjen e tij, që e shkaktojnë për çdo ditë termocentralet, sidomos gjatë dimrit, këtu në Kosovë, dhe në përgjithësi, nga lëndet djegëse apo nga ndotës të tjerë.

Fushata ka filluar më 1 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 28 shkurt të vitit 2022, kurse gjatë këtyre ditëve, çdo javë do të publikohen intervista të profileve të ndryshme duke treguar se çfarë dëmesh sjellë vazhdimisht, ajri i ndotur në aspektin shëndetësor dhe atë mjedisor.

Veçoria e edicionit të tretë është se, përveç përfshirjës së gazetarëve të gjelbër nga Kosova në këtë fushatë, do të raportojë nga Suedia edhe gazetari Lennart Berggren, i cili do të fokusohet në teknikat suedeze të ngrohjes dhe të izolimit të shtëpive. Pra, përveç që do të flasim për gjendjen, gjatë fushatës do të vijnë edhe disa zgjidhje suedeze, në këtë aspekt.

Gjatë tre mujave të fushatës do të flitet në të gjitha aspektet për mënyrën se si ndikon ajri i ndotur në shëndet, ku për këtë do të konsultohen mjekët e fushave të ndryshme, specialistët: pediatër, gjinekolog, pulmolog, kardiolog, dermatolog, gjithashtu do të flasin edhe zyrtarët e tjerë, kryetarë komunash, gazetarë, ekspertë të fushave të ndryshme.

Fushata në vazhdim do të shtrihet në tri komunat me ajrin më të ndotur: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Suedia njihet për veprime mjedisore, prandaj me këtë fushatë bëhet njëkohësisht mbështetëse e madhe e gazetarisë së gjelbër dhe raportimeve të gazetarëve jo vetëm për ajrin, por për të gjitha aspektet mjedisore. Dhe, derisa po shënojmë këtë shkrim, nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, në raportin e saj për cilësinë e ajrit, vjen njoftimi ku thuhet se, Suedia renditet në vendin e parë në Evropë për ajrin e pastër që ka. Ndërsa, Kosova nuk figuron fare në këtë raport, përkundër faktit se, Kosova e ka Sistemin e Monitorimit Shtetëror të Cilësisë së Ajrit, për të cilin ishin investuar shuma të mëdha të parave.

Plani dhe programi i ri për fushatën e këtij viti është ideuar dhe realizohet nga platforma e gazetarëve të gjelbër, ‘BB Green Kosova’/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori