LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Auer: Mbështesim KSHZ-në në punën që bën

Ambasadorja Auer: Mbështesim KSHZ-në në punën që bën

Në një konferencë për shtyp me rastin e manifestimit ”Shija e Francës”, ambasadorja franceze, Laurence Auer ka thënë se gjyqtari i lirë i vendit janë pikërisht qytetarët e Maqedonisë dhe se lirshëm mund të shprehin mendimin e tyre, duke marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorja Auer nuk ka komentuar shpekulimet rreth numrit të votuesve të dyshimtë, por ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë dhe besimin ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për të arritur deri te rezultati që do të jetë i besueshëm për të gjithë.


Ndërkaq, e pyetur për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja franceze tha se vendimet e saj nuk duhet të jenë lëndë e ndonjë dyshimi dhe se duhet të jenë të përkryer./Telegrafi/