LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane në OKB: Në Kosovë duhet të forcohet qeverisja dhe sundimi i ligjit (Video)

Ambasadorja amerikane në OKB: Në Kosovë duhet të forcohet qeverisja dhe sundimi i ligjit (Video)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka vlerësuar se Kosova duhet ta forcojë qeverisjen dhe sundimin e ligjit.

Gjatë një debati për paqen dhe sigurinë në Kosovë, Haley po ashtu ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së.


Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB-së, ka deklaruar Haley.

“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar”, është shprehur ajo.