LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane: Fluturimi i aeroplanëve mbi Shkup tregon mbështetjen tonë të përhershme

Ambasadorja amerikane: Fluturimi i aeroplanëve mbi Shkup tregon mbështetjen tonë të përhershme

“Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes të cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s”, deklaroi ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes.

“Fluturimi i sotëm është një shprehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes së cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s. Me të dejtë dhe saktë është se javëve të fundit fokusi ynë më i madh ishte në luftën e përbashkët kundër Kovid-19, por nuk duhet të lejojmë atë t’i turbullojë arritjet historike të vendit – inkuadrimin në NATO dhe dritën e gjelbërt për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Këto ishin aspiratat e dy vendeve tona më shumë se dy dekada. Dhe përveç asaj që kohëve të fundit vëmendja jonë ishte në luftën me pandeminë, megjithatë, me këtë sfidë u përballëm së bashku si aleatë”.


“Gjithashtu SHBA-ja me të vërtetë tregon me këtë mënyrë se është këtu dhe e mbështet NATO-n, dhe aleatin tonë të ri. Ky fluturim të cilin sot e ndoqëm është simbol i fazës së thellimit të partneritetit tonë”, tha Byrnes, e cila fluturimin e aviacionit ushtarak amerikan e ka ndjekur me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar nga katër aeroplanë të aviacionit ushtarak grek sot fluturuan mbi territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të anëtarësimit tonë në NATO.

Aeroplanët amerikan fluturuan dje nga shteti federal Dakota e Jugut dhe kishin fluturim të pandërprerë 30 orësh me mbushje të karburantit në ajër. Aeroplanët mbi shtetin tonë fluturuan në lartësi prej 1.500 metra dhe fluturiumi i tyre u ndoq me zë të fuqishëm.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO filloi me mbështetje të gjërë nga ana e vendeve aleate, e cila u tregua edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin për patrullim ajror e cila është ekskluzive vetëm për anëtaret e Aleancës dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit të shteteve të NATO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori