Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet ka thënë se procesi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është një proces afatgjatë dhe që kërkon kohë.
Lebet në tryezën e organizuar nga KDI me temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, tha se e mbështesin procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qëllimi kryesor i dialogut është normalizimi i raporteve me Serbinë për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të forcuar paqen në rajon dhe për të zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt njohjes së plotë si anëtare e Komunitetit Ndërkombëtare dhe aspiratave të saj euroatlantike. Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është çështje evropiane, prandaj na mbështesim dialogun në lehtësimin e BE-së”, tha Lebet, shkruan Telegrafi.
Ambasadori zviceran theksoi se është e rëndësishme që të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia të kenë vullnet për të normalizuar marrëdhëniet. Lebet i dëshiroj fat kryeministrit Avdullah Hoti duke i thënë se “ ju nevojitet, pasi po udhëhiqni Kosovën në këtë kohë pandemie si dhe në udhëheqjen e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe në realizimin e përgjegjësive tuaja”.
“Shpresojmë që Kosova e Serbia janë të gatshëm të rifillojnë dialogun dhe kryeministër Hoti ju inkurajoj të bashkëpunoni ngushtë me përfaqësuesin e BE-së z.Lajçak”, u shpreh Lebet.
Lebet tha se ky proces e ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së por edhe shteteve që s’janë anëtare, siç është Zvicra.
Ambasadori theksoi se vetëm zgjidhja e cila do të respektojë vlerat evropiane mund të qoj në fund drejt integrimit evropianë për të dy vendet.
Ai shtoi se ndryshimi i kufijve në baza etnike nuk qon në këtë drejtim, dhe se një gjë e tillë do të sillte tragjedi të reja.
“Ndryshimi i kufijve nuk ka funksionuar kurrë, dhe ne e dimë që në Ballkan por edhe në Evropë kur tentojmë të zgjidhim një problem duke lëvizur popullatën nuk funksion sepse konflikti fillon përsëri. Nuk kemi ndonjë shembull të historisë moderne që ndryshimi i kufijve ka mundësuar normalizimin dhe qëndrueshmërinë mes dy vendeve, një qasje e tillë do të sillte tragjedi tjera”, theksoi Lebet, shkruan Telegrafi.
Ambasadori më tej shtoi se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse është kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nënshkrimi i një marrëveshje nuk është çështja kryesore.
“Vetëm zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve do të bëjë ndryshimin. Këshilla ime është që të mos nguteni por të investoni në besim. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent dhe të ketë mbështetjen e akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Kuvendi i Kosovës luan rol kryesor në mbikëqyrjen e procesit të dialogut dhe pres që të punoni me Kuvendin”, tha Lebet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët