LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori turk viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

Ambasadori turk viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim në hapësirat e fabrikës së Prince Caffe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në takim është folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bashkëpunimin e kompanive kosovare me shtetin turk dhe punën që bëhet në Devolli Corporation me njësitë e veta.


Ambasadori Tunç Angili i ka çmuar lart arritjet e Devolli Corporation. Ai i ka bërë ftesë z. Devolli që ta zgjerojë biznesin tutje në shtetin turk, duke investuar atje.

Afaristi Devolli e ka falënderuar ambasadorin turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën, si në rrafshin politik, ashtu edhe atë ekonomik.

Njësitë e korporatës kosovare Devolli Corporation kanë bashkëpunime në shumë fusha me kompanitë turke, kurse në qytetin e Stambollit tashmë operon edhe Prince Coffee House.